Si ia doli Hamasi të kapte në befasi Izraelin
E shtuna e 13 janarit do të shënojë 100 ditë lufte në Gaza, kohë gjatë së cilës vdiqën rreth 1300 izraelitë - viktimat e 7 tetorit dhe 187 ushtarë gjatë pushtimit - dhe mbi 23 mijë palestinezë, nga të cilët të paktën 15 mijë civilë, 70 për qind gra dhe fëmijë.
Në përqindje, numri i banorëve të vrarë në Gaza përbën 1% të popullatës.
Që nga nisja e luftës, pyetja që është bërë më shpesh është se si arriti Hamasi të hartonte dhe të zbatonte një plan sulmi pa u zbuluar nga inteligjenca izraelite.
Një investigim i gazetës arabe Asharq al Awast zbulon atë që mund të jetë arsyeja kryesore e suksesit të sulmit që kapi në befasi Izraelin.
Sipas saj, vetëm pesë udhëheqës të Hamasit i dinin detajet e planit të sulmit të 7 tetorit: Yahya Sinwar, udhëheqës politik në Gaza; Mohammed Deif, kreu i Brigadave al Qassam; Mohammed Sinëar, vëllai i Jahjas dhe udhëheqësi ushtarak; Rouhi Mustava, një personazh i afërt me Sinwar; Ayman Nofal, oficer brigade.
Sipas gazetës, të cilës i referohet Corriere della Sera, projekti origjinal daton në vitin 2014 dhe më pas është rishikuar në vitin 2021. Burimet saktësuan se i gjithë drejtimi i grupit jashtë vendit ishte sekret, ndërsa komandantët e njësive individuale dinin pak për objektivin përfundimtar.
Një aspekt tjetër i sulmit lidhet me faktin se palestinezët kishin planifikuar të merrnin pengje dhe të godisnin pikat ushtarake pranë Rripit, por e zgjeruan misionin e tyre duke përfshirë njësi të tjera kur panë se kishte pak rezistencë nga forcat izraelite.
Sërish sipas gazetës, vetëm 70 militantë morën pjesë në fazën e parë me infiltrim nga deti, përdorimin e eksplozivëve dhe deltaplanëve.
Natën ndërmjet datës 6 dhe 7 tetor, samiti i Hamasit u komunikoi komandantëve të "brigadave" të ndryshme për të marrë një "pozicion luftarak" dhe kur kishin mbetur disa orë para orës X Sinwari u dha Ismael Haniyeh dhe Saleh al Arouri informacione të tjera për sulmin.
Comments
2 femije per 1 kriminel
Interesante do te ishte edhe pyetja: "nese nje polic vret sistematikisht pengun qe ka krimineli dhe kriminelin pas ti,j a duhet te dekorohet polici? ".
Add new comment