Etiketuar: Ushtar i Rusisë

Postuar në 10 Janar, 2024 14:11

Beogradi zyrtar është aktualisht në një kurs verbal përplasjeje edhe me Britaninë e Madhe. Një ditë më parë, sekretari britanik për Çështjet me Jashtë, David Cameron, foli pa dorashka për Serbinë, të cilën e quajti një ushtare të Rusisë. Duke folur në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Britanik, Cameron ka nënvizuar ndër të tjera se:

Ne duhet të jemi të qartë rreth pikëpamjeve tona, politikës sonë dhe qasjes sonë. Dhe mendoj se duhet të tregojmë një frustrim në rritje me sjelljen e qeverisë serbe. Mendoj se kam një sens në rritje frustrimi se ata po sillen në këtë mënyrë dhe sillen kështu dhe ne duhet të jemi të qartë për këtë. Rusia do të destabilizojë më shumë Ballkanin, do të bëjë më shumë përmes ushtarëve të vet si Serbia që ta bëjë këtë zonë të sigurtë si Moldavia

citohet Cameron.

Rreth kësaj deklarate që pason një vizitë të Cameron në Kosovë, ka reaguar presidenti serb Aleksander Vuçiç, që ka theksuar se Serbia nuk është protektorat i askujt.

Jam i zhgënjyer nga deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik Cameron se Serbia është protektorat i Rusisë, si dhe me narrativën se ne jemi ata që duam të destabilizojmë rajonin

citohet Vuçiç.

Janë dy qëndrime të kundërta që vijnë në një konteskt të ri politik ndërkombëtar. Aktualisht diplomacia europiane që u investua njëanshëm në planin franko-gjerman, quajtur më pas plani europian është pezulluar për shkak të zgjedhjeve. Ngjarjet e Banjskës kanë neutralizuar opsionin e presionit mbi Prishtinën, ndërkohë që Beogradi përballet aktualisht me probleme të brendshme të krijuara nga zgjedhjet parlamentare.

Është për t’u theksuar se vënia në nivel të tillë e një akuze për Serbinë përfaqëson ndryshim në politikën ndërkombëtare në Ballkan, duke sinjalizuar se opsionet e tolerimit të Beogradit në qasjen e vet ndaj Rusisë, janë ezauruar.

Është po ashtu e rëndësishme të vihet në dukje se qëndrime të tilla, herët apo vonë do të japin efekte edhe në linjën europiane ndaj Serbisë çka e vendos edhe Shqipërinë në një pozitë jo shumë të favorshme nëse mbajmë parasysh qëndrimet e deritanishme. Duan apo nuk duan në Tiranë, Aleksander Vuçiç aktualisht po përjeton një izolim relativ nga Perëndimi dhe me këtë rast ai do të ketë shansin të provojë në vetë të parë shijen e pabesisë dhe lënies në baltë. Patjetër që nuk zhgënjehet kush në Beograd nga Tirana, por është një lloj telenovele interesante për t’u parë dhe parë bufonët që luajnë në të.

s.zaimi

Comments

Submitted by Doktor Mortja (not verified) on

Po edi rama, vellai i ketij ne beograd, për ke punon?!
Nuk e kuptoj pse Qenka kaq e vezhtire te bllokohet nje vend terrorist ne mes te Europes?!
Sikur shqipet te kishin be nje perqind te ketyre, nuk do kishte ngel kush Gjalle!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.