Blloku Bota
Talat Xhaferi kryeministër, nis puna për kabinetin e ri të Maqedonisë së Veriut
Talat Xhaferi merr detyrën e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut. Xhaferri do të drejtojë qeverinë teknike, e cila do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale pas 100 ditësh.
Presidenti Stevo Pendarovski i dorëzoi Xhaferit mandatin për formimin e qeverisë teknike, e cila pritet që gjysmën e ministrave t’i ketë shqiptarë.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka propozuar emrat e disa prej ministrave, që do të përbëjnë qeverinë e përkohshme deri më 8 maj 2024.
Emrat e propozuar nga BDI
Gjykata Europiane vendos edhe për cilësinë e ujit të pijshëm në Irlandë
Gjykata Europiane e Drejtësisë ka vendosur se cilësia e ujit në Irlandë nuk vjen në stabdardet e komunitetit. Sipas gjykatës, që administron një padi të Komisionit Europian të vitit 2015, Republika e Irlandës nuk ka përmbushur detyrimet që rrjedhin nga ligji kryesor europian për ujin e pijshëm. Gjykata gjeti se uji në Irlandë ka përbërës kimikë të dëmshëm për shëndetin e njeriut dhe mjedisin si klorina që përdoret kundër baktereve dhe ndotësve.
Hetim për sulmet e 7 tetorit, dyshime se Hamasin e ndihmoi dikush në Izrael
Administrata izraelite është mes dy zjarresh. Ndërkohë që vijon luftën në Gaza pas sulmit të Hamasit, brenda vendit debati për dështimin e inteligjencës dhe mbrojtjes nuk është shuar asnjëherë.
Shefi i shërbimit të brendshëm të sigurisë, që në Izrael niihet ndryshe si Shin Bet, kërkoi gjatë mbledhjes së qeverisë ngritjen e një një komisioni shtetëror hetimor për të shqyrtuar se pse Izraeli u kap në befasi nga Hamasi më 7 tetor.
Në Europë po flitet për luftën
Megjithëse Rusia e Vladimir Putinit është cilësuar e korruptuar dhe e paaftë që ekonomikisht të modernizohet, invazioni prej saj i Ukrainës po absolutizohet si një konflikt që duhet të ndryshojë mendësinë në Europë.
Nga Britania e Madhe në Hollandë dhe Gjermani ka nisur të flitet për luftën, përgatijen e saj. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius flet për luftë të afërt në Europë, Patrick Sanders i Britanisë flet për nevojën e kalimit nga 73 mijë trupa në 120 000 për të qenë gati për një konflikt në tokën europiane.
“Nuk e duam një tjetër luftë të madhe”
Rusia nuk ka ndërmend t’i hyjë një “lufte të madhe” dhe as të sulmojë vende të tjera. Ministri i Jashtëm rus e bëri këtë sqarim gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në selinë e OKB-së në Nju Jork.
Kushtetuesja në Francë rrëzon pjesërisht ligjin e emigracionit
Gjykata më e lartë në Francë hodhi poshtë më shumë se një të tretën e neneve në projektligjit të diskutueshëm të emigracionit, i miratuar nën presionin e së djathtës dhe ekstremit të djathtë.
Gjykata Kushtetuese e Francës hodhi poshtë veçanërisht nenet që lidhen me aksesin në përfitimet sociale dhe bashkimin familjar, si dhe futjen e kuotave të imigracionit të vendosura nga Parlamenti.
Izraeli: Irani është objektiv legjitim
Një deklaratë e ministrit izraelit të Ekonomisë ka shtuar frikën për një konflikt të armatosur me Iranin. Nir Bakak tha në një prononcim për britaniken “The Telegraph” se Irani është tani një "objektiv legjitim".
Një sfidë e re për Brukselin, protestat e fermerëve
Një valë e re protestash ka shpërthyer në shumë vende të Europës. Ajo që para ca kohësh shihej si shqetësimi i fermerëve francezë i ka kaluar kufijtë e Francës.
Të mërkurën, qindra fermerë protestuan para Parlamentit Europian.
“Na lini të qetë, le të punojmë në paqe!”, tha një fermer nga jugperëndimi i Francës, ndërsa veshur mbante ngjyrat e flamurit të sindikatës së dytë më të madhe franceze të fermerëve, Rural Coordination.
Zgjedhjet europiane/ Pritet kthesë e madhe djathtas në PE
Një kthesë djathtas pritet në zgjedhjet europiane të qershorit. Një studim i përgatitur nga Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë të Këshillit Evropian për zgjedhjet e Parlamentit Evropian 2024 tregon një rënie relative të partive të qendrës së majtë dhe Të Blertëve.
"Nuk i lutemi Amerikës"
Moska nuk mban asnjë përgjegjësi që marrëdhëniet SHBA-Rusi kanë arritur nivelin më të ulët historik, tha ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, duke këmbëngulur se barra e rivendosjes së tyre i takon vetëm Uashingtonit, i cili i prishi i pari.
Ne nuk do të vrapojmë në Uashington e t’u themi: Na falni se ishim djem të këqij. Nuk do ta bëjmë këtë.