Blloku Bota
Rezolutat venë e vijnë. Ka parti politike në Serbi që duan të lëshojnë sovranitetin e vendit
Serbia e Aleksander Vuçiçit ngjan se po zhytet në një klimë toksike politike, ku mosmarrëveshja për pushtetin po ndan vendin. Kjo u duk që gjatë fushatës elektorale të fundit me mënyrën sesi palët iu adresuan njëra-tjetrës, ndërkohë që marrëdhëniet u acaruan pas zgjedhjeve kur vëzhgues ndërkombëtarë nisën të kritikonin procesin dhe të flisnin për manipulime elektorale.
Presioni absurd për dinarin
Peter Stano ka një detyrë shumë të pakëndshme nëse e sheh nga jashtë. Zëdhënësi i Josep Borrellit del e deklaron çfarë i autorizojnë pa patur në fakt vlerën e asgjëje më shumë sesa një njoftimi. Në dallim me zëdhënësat në SHBA, zoti Stano të kujton një automat që mund të thotë çdo gjë.
Parlamenti Europian me draft-rezolutë: Hetim ndërkombëtar zgjedhjeve në Serbi
Parlamenti Europian ka përgatitur një draft rezolutë përmes së cilës bën thirrje për hetim ndërkombëtar të zgjedhjeve të fundit në Serbi.
Drafti që citohet nga mediat opozitare të Serbisë, kërkon që vëmendja kryesore e ekspertëve të përqendrohet në Beograd dhe dënon sulmet e Presidentit Aleksander Vuçiç dhe kryeministres Ana Brnabiç ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë.
Rezoluta 1244 nuk ka më asnjë vlerë
Komisioneri për Zgjerim Varelhy, ambasadori amerikan në Kosovë, Hoveneier, ambasadori gjerman në Kosovë, Rohde dhe KE-ja kanë bërë thirrje që Kosova të shtyëj aplikimin e euros si monedhë të sajën, duke përjashtuar dinarin. Presidenti serb, Vuçiç, ka kërkuar seancë urgjente në Këshillin e Sigurimit, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Vuçeviç, e lidh mbijetesën e serbëve në Kosovë me dinarin.
Planeti Tokë ka një problem: Në Beograd janë të mërzitur!
Situata e fundit në Kosovë, me thirrjet e një pjese të madhe të komunitetit Perëndimor që Prishtina të heqë dorë nga masat e veta për të ndaluar dinarin, apo edhe për të shpërbërë strukturat paralele të Serbisë, konfirmon një problem me rëndësi strategjike për të ardhmen e mbarë Europës. Perëndimi nuk po di dhe nuk po do më të sillet si pol real pushteti dhe shtuar kësaj, nuk konsideron dot marrëdhënie partneriteti veçse me ata që kanë forcën për ta afirmuar një gjë të tillë.
Krizë globale me falsifikimin e kërkimit shkencor/10 000 punime të kthyera më 2023-in
Gazeta “The Guardian” e cilëson si majën e ajsbergut të mashtrimit shkencor. Bëhet fjalë për publikimin e punimeve shkencore të rreme në media të specializuara të cilat po lënë të kalojë një valë falsifikimesh qe kërcënojnë seriozisht kredibilitetin e kërkimit shkencor.
Vitin e kaluar sipas gazetës në fjalë, numri i punimeve të kthyera pas nga revistat arriti në 10 000.
Lirohen katër të akuzuarit për vrasjen e gazetarit serb Sllavko Curuvija
Gjykata e Apelit në Boegrad të Serbisë ka liruar këtë të premte – 3 shkurt 2024 – katër të akuzuarit për vrasjen e gazetarit Sllavko Curuvija në prill të vitit 1999. Të katër anëtarët e ish-shërbimit sekret serb, Radomir Markoviçin, Millan Radonjiçin, Mirosllav Kuraki dhe Ratko Romiç, janë liruar nga akuzat e pjesëmarrjes në bashkëpuim në vrasje të shkallës së parë, që u konfirmua me vendim të Gjykatës së Faktit.
Propozim zyrtar i KE-së: Anëtarësimi i Serbisë të kushtëzohet me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën
Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS) ia kanë dorëzuar të premten Këshillit të BE-së një propozim për ta ndryshuar dhe plotësuar kornizën e bisedimeve me Serbinë për anëtarësimin e saj në bllok. Ndryshimet në kapitullin 35 kanë të bëjnë me përfshirjen si kusht detyrues për Serbinë edhe zbatimin e marrëveshjeve që ajo i ka arritur deri tani me Kosovën në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku evropian, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë burimet brenda BE-së. Kërkesa për ndryshimin formal të kushteve në kapitullin 35 për Serbinë vjen pasi kryemin
Deri në vitin 2050 Serbia humbet 3000 fshatra
Deri në vitin 2050 Serbia do të humbasë 3000 fshatra. Kjo raportohet në mediat e vendit fqinj që referojnë ekspertë të demografisë sipas të cilëve deri në mesin e këtij shekulli “fshatrat deri 500 banorë do të braktisen”.
Numri i fermerëve ka rënë me 10% në pesë vitet e shkuara që do të thotë 50 mijë familje më pak
Zbatim i Marrëveshjes së Ohrit me hapa reciprokë dhe pa njohjen paraprake të Kosovës?
Ambasadori amerikan në Beograd, Chirss Hill, citohet të jetë shprehur në mediat serbe se askush nuk po i kërkon Serbisë të njohë Kosovën. Sipas tij kjo është një çështje që vetë Serbia duhet ta vendosë dhe se ndaj të dyja vendeve po kërkohet që të normalizojnë marrëdhëniet në përputhje me procesin e ndërmjetësuar nga BE.