Blloku Bota
SHBA bindet në çast nga "provat e Izraelit në Gaza". Për Banjskën duhen hetime serioze dhe të pavarura
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar sot se sdekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka deklaruar se të dhënat e ofruara nga Izraeli për përfshirjen e disa punonjësve të misionit të OKB-së në Gaza me Hamasin, janë bindëse. Për pasojë kërkesa e Jeruzalemit për tërheqjen e misionit cilësohet legjitime, ndërkohë që në një terren aq të paqëndrueshëm si ai i luftimeve, çdo pretendim se e vërteta është në njërën anë, tingëllon absurd.
Qeveria italiane miraton ngritjen e një muzeu për foibet
Qeveria italiane ka vendosur dje me propozim të kryeminstres Georgia Meloni dhe ministrit të Kulturës, Gennaro Sangiuliano, ndërtimin e muzeut të Kujtesës. Objekti që vjen në zbatim të një projektligji, ka të bëjë me përkujtimin e italianëve që mbetën viktima të partizanëve jugosllavë në vitet 1943-1945 në zonat e Dalmacisë, Fiumes dhe Istrias, njohur si masakrat e Foibeve.
Është një temë mbetur përgjithësisht tabu në Itali përgjatë Luftës së Ftohtë. Muzeu do të kushtojë 8 milionë euro dhe do të ndërtohet në Romë, për t’u menaxhuar nga një fondacion i posaçëm.
Beogradi pranon targat e Kosovës, por jo ndalimin e dinarit
Qeveria e Kosovës ka konfirmuar sot pas vizitës së ndëmrjetësuesit europian Miroslav Lajçak, se vendimi i Bankës Qendrore për përdorimin e euros dhe ndalimin e dinarit, është i vetmi vendim i ligjshëm.
Euroja ka qenë dhe do të jetë valuta e vetme zyrtare
ka thënë Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës.
Një sms nga Macron për marrëveshjen me Mercosur
Një sms private nga presidenti i Francës për të anulluar një marrëveshje të madhe me grupin amerikanlatin, Mercosur për të cilin është negociar përgjatë dy dekadave. Këtë shkruan “Politico” që vë në dukje se mesazhi i është dërguar kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e që prek sipas medias në fjalë një hapësirë të presupozuar të tregtisë së lirë për 800 milionë banorë. Sms-ja e Macron lidhet me faktin se ai kërkon të mbrojë bujqësinë francize nga pakti me Mercosur nga influksi i mishit brazilian dhe argjentinas.
Duhet të konsiderojmë njohjen e shtetit palestinez në OKB
Mbretëria e Bashkuar po mendon të njohë shtetin e Palestinës në OKB, një lëvizje që sipas Sekretarit për Çështjet me Jashtë, David Cameron, do të sillte progres të pakthyeshëm në zgjidhjen e dy shteteve.
Ne duhet të nisim të përcaktojmë sesi do të duket një shtet palestinez, çfarë do të përfshinte, si do të funksiononte
citohet ai të jetë shprehur në Këshillin për Lindjen e Mesme të konservatorëve në Dhomën e Përfaqësuesve.
"Fuck" dhe "cunt" - fjalori joparlamentar i Parlamentit kryesor në botë
Tri herë fjalën “cunt” dhe 13 herë fjalën “fuck”. Mediat në Britani ngrenë kështu shqetësimin se Parlamenti i tyre, të dyja dhomat, shembulli më i mirë i diskutimit dhe debatit, plateja perfekte e demokracisë, është prekur nga vulgariteti.
"Politico" vë në dukje se është lejuar një rregull kur një deputet nuk penalizohet nga përdorimi i fjalëve balafemuese dhe informale. Dhe ky rregull ka të bëjë me referimin e burimeve të treta. Mirëpo njerëzit e kuptojnë qëllimin e përdorimit të fjalëve të tilla ndaj kostoja publike nuk mungon.
Për herë të pestë në garën për president të Rusisë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Federatën Ruse ka regjistruar kandidaturën e Vladimir Putinit për zgjedhjet presidenacial të 15 marsit 2024.
Regjistrimi është një akt tërësisht formal dhe që ezauron qysh tani garën elektorale në Rusi, nisur nga kushtet politika në të cilat zhvillohen zgjedhjet. Megjithatë presidenti actual rus është një ndër katër kandidatë të regjistruar, krahas Leonid Slutsky të Partisë Liberaldemokratike, Vladislav Davanakovit të Populli i Ri dhe Nikollai Kharitonov të Partisë Komuniste.
Konferencë Itali-Afrikë për aktivizimin e planit 4 miliardësh "Enrico Mattei"
Italia ka ndërmarrë sot një hap të ri në përmbushjen e ambicieve të veta rajonale dhe më gjerë duke organizuar një konferencë me vendet e Afrikës. Në konferencë, për herë të parë, merr pjesë presidenti i Republikës, Mattarella dhe kryeministrja Meloni, përballë drejtuesve të 25 vendeve afrikane dhe tre përfaqëuesve kryesorë të BE-së, von der leyen, Roberta Metsola dhe Charles Michel.
Dy vjet nga sulmi mbi Ukrainë, Perëndimi nuk di ende nëse do fitojë, apo nëse mund të fitojë
24 shkurti 2024 do më pak se një muaj të vijë. Dhe kjo datë që shënon dy vjetorin e nisjes së sulmit rus mbi Ukrainën po celebrohet në Europë sidomos me militarizimin e gjuhës dhe përpunimin e opinionit me idenë e Luftës III Botërore.
Nuk mund ta ndryshosh historinë pa rrezikuar të humbasësh popullaritetin
Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert, thotë se e vetmja zgjidhje për konfliktin Izrael-Palestinë mbetet zgjidhja me dy shtete. Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, Olmert thotë se nuk mund të ketë asnjë zgjidhje tjetër politike, ndërsa parashikon largimin e Netanjahut, i cili sipas tij nuk e ka besimin e izraelitëve.