Konferencë Itali-Afrikë për aktivizimin e planit 4 miliardësh "Enrico Mattei"

Postuar në 29 Janar, 2024 13:05

Italia ka ndërmarrë sot një hap të ri në përmbushjen e ambicieve të veta rajonale dhe më gjerë duke organizuar një konferencë me vendet e Afrikës. Në konferencë, për herë të parë, merr pjesë presidenti i Republikës, Mattarella dhe kryeministrja Meloni, përballë drejtuesve të 25 vendeve afrikane dhe tre përfaqëuesve kryesorë të BE-së, von der leyen, Roberta Metsola dhe Charles Michel.

Mediat italiane shkruajnë se diplomacia është lënë në vend të dytë pasi drejtimi është marrë nga kryeministrja Meloni, e cila sipas tyre do të shpalosë të ashtuquajturin “Plani Mattei”. Objektivi zyrtar është domethënës: një qasje globale dhe jo prej gjahtari, duke aluduar këtu një cilësi pozitive të Italisë si një fuqi që nuk ka trashëgiminë koloniale të një vendi si Franca p.sh, që u nxor tashmë nga Afrika me kërbaç.

Projekti Italian synon të mobilizojë 4 miliardë euro fonde të Italisë në harkun e pesë viteve duke inauguruar me shpresë edhe një politikë të re për menaxhimin e fluksit migrator. Mbetet për t’u parë ecuria e kësaj politike të re të Italisë, një vend ambiciet e të cilit janë goditur përherë nga më të fortët, edhe pse ka qenë në gjendje të penetetrojë në tregje apo edhe të sjellë ide të reja, duke luajtur në përgjithësi mirë me qasjen e vet të ekuilibruar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.