Beogradi pranon targat e Kosovës, por jo ndalimin e dinarit
Qeveria e Kosovës ka konfirmuar sot pas vizitës së ndëmrjetësuesit europian Miroslav Lajçak, se vendimi i Bankës Qendrore për përdorimin e euros dhe ndalimin e dinarit, është i vetmi vendim i ligjshëm.
Euroja ka qenë dhe do të jetë valuta e vetme zyrtare
ka thënë Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës.
Ndërkohë Beogradi zyrtar është përpjekur të problematizojë çështjen në fjalë duke pretenduar se ndalimi i dinarit është agresion mbi serbët e Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Milos Vuçeviç, ka deklaruar madje se hyrja në fuqi e vendimit për të ndaluar dinarin dëshmon se “serbët nuk mund të mbijetojnë në Kosovë”.
Një qëndrim ky që nuk dihet me çfarë logjike ka të bëjë. Vuçeviç ka shkuar më tej duke kërcënuar se:
Kurti po bën një gabim historik duke përdorur dhunën ndaj pakicës serbe. Kjo nuk do të zgjasë në terma afatgjatë dhe do ta përndjekë atë
citohet ai, duke mos sqaruar megjithatë se për cilat akte bëhet fjalë.
P.sh Beogradi zyrtar pranoi përdorimin e targave të Kosovës, të cilin e kishte refuzuar deri më dje, por sot konsideron si fund të opsioneve për mbijetesë të serbëve, ndalimin e dinarit. Është e vështirë të pajtosh këto të dyja në mënyrë logjike, veçse duke parë këtu sikletin e Serbisë nga fakti se në kushtet e tanishme politike, kur ka probleme serioze të brendshme, nuk po mund të fitojë asgjë me Kosovën. Dhe me fitore këtu duhet të kuptojmë faktin se nuk po ndalon dot Kurtin të bëjë atë që mendon, duke lënë si shteg përsëritjen eventuale të një Banjske tjetër, që do të vuloste llojin e raportit që ka Serbia me marrëveshjet që ka firmosur.
Në këtë kontekst të ndezur, masat e KE-së ndaj Kosovës luajnë rolin e detonatorit pasi me to Beogradi mund të argumentojë se Prishtina ka shkelur të drejtat bazë përderisa Europa mban në fuqi masa shtrënguese. Mebetet për t’u parë se çfarë do të prodhojnë zgjedhjet europiane, pasi është e qartë se ekipi i tanishëm i lehtësuesve të saj, ka dështuar në mënyrë spektakolare.
Add new comment