SHBA bindet në çast nga "provat e Izraelit në Gaza". Për Banjskën duhen hetime serioze dhe të pavarura

Postuar në 01 Shkurt, 2024 14:11

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar sot se sdekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka deklaruar se të dhënat e ofruara nga Izraeli për përfshirjen e disa punonjësve të misionit të OKB-së në Gaza me Hamasin, janë bindëse. Për pasojë kërkesa e Jeruzalemit për tërheqjen e misionit cilësohet legjitime, ndërkohë që në një terren aq të paqëndrueshëm si ai i luftimeve, çdo pretendim se e vërteta është në njërën anë, tingëllon absurd.

Qëndrimi amerikan nga ana tjetër është simptomatik për kohën kur jetojmë, ku askush nuk kërkon më drejtësi, por vetëm të imponojë me forcë bindjet e veta.

Të sjellim këtu ndërmend faktin sesi i njëjti Anthony Blinken dhe Bashkim Europian, nuk janë ende të bindur për ngjarjet e Banjskës në Kosovë, se ata po presin një hetim të besueshëm, ndonëse organizatori i tyre, Radoiçiç, ndodhet në Beograd dhe ka pranuar përgjegjësinë për to. Që këtej ne duhet të kuptojmë se asnjë ide demokratike, asnjë parim apo premisë drejtësie nuk vë në lëvizje SHBA-të veç interesit të tyre imediat. Ndaj edhe sjellja e të ashtuquajturve partnerë të saj, apo aleatë është merkantilizuar duke hequr dorë nga çdo iluzion. Padyshim që bën dallim ndonjë palaço që gjen rastin të ngushëllojë palën amerikane edhe për humbjen e jetëve të disa ushtarëve që kanë rënë në tokë të tjetërkujt, vetëm e vetëm se kështu lyp vëmendjen që aq shumë e mundon.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.