Blloku Bota
Festë në Greqi për martesat e të njëjtit seks. Tirana nuk e uron popullin grek për këtë arritje historike
28 ambasada të akredituara në Athinë kanë lëshuar së fundmi një deklaratë të përbashkët përmes së cilës shprehin gëzimin e tyre dhe përgëzojnë qeverinë e Kyriakos Mitsotakis për miratimin e ligjit që lejon martesën brenda të njëjtit seks. Në terma deklarata cilëson se:
Gjermania i bashkohet misionit europian në Detin e Kuq
Fregata gjermane “Hessen” ka lënë së fudmi portin e Wilhelmshavenit në Detin e Veriut për t’u drejtuar në Detin e Kuq, ku do të marrë pjesë në misionin europian të sigurisë së kalimit të anijeve tregtare në një zonë të kërcënuar nga sulmet e militantëve jemenitë “Houthi”.
Anija në fjalë ka kapacitete të mbrojtjes ajrore, gjurmim deri në 400 km dhe raketa me rreze 160km. pjesëmarrja e anijes në mision është miratuar nga qeveria e Scholz, krahas Greqisë, Italisë dhe Francës që veprojnë në Detin e Kuq jashtë misioni anglo-amerikan.
Egjipti nis ndërtimin e një muri në kufi me Gazan
Pamje satelitore te referuara në media të ndryshme tregojnë se Egjipti po ndërton një mur në sektorin kufitar me Gazan. Përpjekjet për paqe dhe armëpushim kanë dështuar teksa Izraeli ka njoftuar se do të vijojë me ofensivën në Raffah. Muri po ndërtohet në rajonin e Sheikh Zuëeid, 3.5 km nga kufiri me Gazën. Sipas pamjeve bëhet fjalë për 20 km 2 sipërfaqe të mbyllur ku mund të strehohen 100 000 njerëz.
Normalizimi i marrëdhënieve me Perëndimin është problem i Perëndimit
Normalizimi i marrëdhënieve me Perëndimin nuk varet më nga Rusia. Kështu është shprehur ministri i Jashtëmr us, Sergey Lavrov që ka ripërsëritur atë që presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi gjatë intervistës me Tucker Carlson: Rusia ka ezauruar gjestet e vullnetit të mirë ndaj Perëndimit.
Sa për rivendosjen e marrëdhënieve, presidenti e përmendi po ashtu. Marrëdhëniet do të rivendosen një ditë. Se kur kjo do të ndodhë nuk varet nga ne. Është problemi I tyre. Ne kemi bërë shumë lëshime dhe gjeste të vullnetit të mirë
Vdes në burg Alexey Navalny
Ka ndërruar jetë në burg opozitari kryesor i Vladimir Putinit, Alexey Navalny. Mediat raportojnë se Navalny ka vdekur sot në koloninë penale të Yamalo-Nenets në rrethin e Arktikut ku ishte transferuar për të vuajtur dënimin me 19 vjet burg. Shkaku zyrtar ende nuk ka dalë, por lajmi vjen pak para fushatë elektorale presidenciale në Rusi duke paralajmëruar se presidenti aktual nuk lëviz më.
Karantinë nga ndotja
Në Bangkok, ndotja ka krijuar një situatë të ngjashme me atë të Covid-it katër vite më parë. Qyteti ku lëvizin 10 milionë automjete është mbuluar nga një re e dendur smogu, duke i detyruar autoritetet të urdhërojnë punonjësit e administratës të punojnë nga shtëpia.
Ndotja e ajrit shkaktohet nga një përzierje "vdekjeprurëse", në të cilën kontribuojnë praktika e djegies së të korrave, trafiku i rënduar dhe prodhimi industrial.
Ekonomi e Luftës/Marrëveshje dypalëshe sigurie Francë-Ukrainë
Franca ka hedhur një hap të ri cilësor në drejtim të sigurisë duke kërkuar një marrëveshje dyplashe me Ukrainën. Mediat në Francë raportojnë se presidenti Emmanuel Macron dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, do të nënshkruajnë të premten në Paris dokumentin që sipas kreut francez “pason detyrimet e marra në samitin e G7 në korrik të vitit 2023”.
Një marrëveshje të ngjashme Kievi e firmosi me Londrën në janar të këtij viti dhe është duke kërkuar edhe vende të tjera që të krijojnë partneritet të tillë prej nga ku mund të sigurohen më lehtë furnizime ushtarake.
Cinikët në krye të Europës
Në një opinion publikuar në “Politico”, Philippe Dam, drejtori i BE-së në Human Rights Watch, vë në shënjestër qëndrimet e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Ai merr si shembull sjelljen e kësaj zyrtareje të lartë në Tunizi, ku ajo ka injoruar tërësisht sfidën migratore, duke ndjekur një logjikë pragmatike. Sipas Dam, von der Leyen mbrojti dhe propagandoi Memorandumin e Mirëkuptimit që synonte përmes një ndihme financiare në qindar milionë euro, të bllokonte në Tunizi valën e imigrantëve.
Putin pretendon se Rusia është afër krijimit të një vaksine kundër kancerit
Presidenti Vladimir Putin tha të mërkurën se shkencëtarët rusë janë pranë krijimit të vaksinave kundër kancerit që së shpejti mund të jenë të disponueshme për pacientët. Më konkretisht shefi i Kremlinit deklaroi gjatë punimeve të një forumi mbi teknologjitë e së ardhmes:
Ne kemi mbërritur shumë pranë krijimit të të ashtuquajturave vaksina kundër kancerit dhe ilaçe imunomoduluese të një gjenerate të re. Shpresoj se së shpejti ato do të përdoren në mënyrë efektive si metoda të terapisë individuale
O'Brien: Të shqetësuar si do paguajnë serbët bukën. Kurti: Flitet për dinarin si mjet pagese, jo atë që kanë qytetarët
Në një përgjigje zyrtare ndaj ndihmës sekretarit të Shtetit, James O’Brien, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka sqaruar ndër të tjera se ajo që zyrtari amerikan ka shprehur një ditë më parë në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, nuk i përgjigjet realitetit. Teksa ka deklaruar se SHBA është për Kosovën aleati më i ngushtë, Kurti ndër të tjera ka vënë në dukje se: