O'Brien: Të shqetësuar si do paguajnë serbët bukën. Kurti: Flitet për dinarin si mjet pagese, jo atë që kanë qytetarët

Postuar në 14 Shkurt, 2024 17:11

Në një përgjigje zyrtare ndaj ndihmës sekretarit të Shtetit, James O’Brien, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka sqaruar ndër të tjera se ajo që zyrtari amerikan ka shprehur një ditë më parë në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, nuk i përgjigjet realitetit. Teksa ka deklaruar se SHBA është për Kosovën aleati më i ngushtë, Kurti ndër të tjera ka vënë në dukje se:

Banka Qendrore e Kosovës i ka dërguar një letër Bankës Popullore të Serbisë, shpresojmë që ata të përgjigjen. Nuk është ndaluar dinari në Kosovë, bëhet fjalë vetëm për dinarin si mjet pagese, jo për dinarin që mund ta kenë qytetarët. Nuk dëshirojmë që të ndëshkojmë askënd, me kurrfarë masash mirëpo ta bëjmë këtë tranzicion ashtu që të legalizohet e formalizohet çdo transaksion financiar. Në katër komunat ekzistojnë katër dega të bankave komerciale, 15 institucione financiare jobankare. Shkëmbimi është kollaj i mundshëm. Nuk besoj që qytetarët serbë këtë e shohin si problem, por natyrisht Beogradi zyrtar që nuk na e pranon as pavarësinë e as krimet e kryera para 25 vjetëve në Kosovë që morën përmasa të gjenocidit, është ai që sjellë këso alarmimesh para-apokaliptike. Do t’i japim kohë tranzicionit. Si për BQK-në, si për shtetndërtimin tonë demokratik, si për sistemin tonë financiar ne i jemi falënderues SHBA-së që kanë kontribuar përgjatë këtyre 25 vjetëve të Kosovës së çliruar

Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ka hyrë në fuqi nga 1 shkurti, e bën euron si valutën e vetme për pagesa në Kosovë. Ndërkohë një ditë më parë, O’Brien ka shprehur shqetësime të mëdha të SHBA për atë që po ndodh në Kosovë, duke interpretuar se:

Kjo është çështje partneriteti dhe aftësie në qeverisje. Të gjitha problemet që janë hasur që kur u shpall ky vendim, u identifikuan që në 5-10 minutat e para, pasi mësuam për të. Megjithatë qeveria vazhdoi me zbatimin e tij pa paralajmërim dhe ka lënë një numër qytetarësh të vet të hutuar se si të paguajnë për bukën, qeranë dhe energjinë elektrike, të cilën disa prej tyre sapo kanë filluar ta paguajnë. Kjo nuk është formë e qeverisjes efektive. Jemi shumë të shqetësuar, pasi kjo tregon paaftësinë e qeverisë për t’i shërbyer qytetarëve të saj, por edhe për partneritetin. Të jesh pjesë e Evropës sot nënkupton t’i zgjidhësh çështjet përmes dialogut me planifikimin efektiv dhe paralajmërim

Diçka që mesa duket nuk i përgjigjet të vërtetës që rrjedh nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e që tregon sesa i shqetësuar është në fakt O’Brien.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.