Gjermania i bashkohet misionit europian në Detin e Kuq

Postuar në 16 Shkurt, 2024 16:50

Fregata gjermane “Hessen” ka lënë së fudmi portin e Wilhelmshavenit në Detin e Veriut për t’u drejtuar në Detin e Kuq, ku do të marrë pjesë në misionin europian të sigurisë së kalimit të anijeve tregtare në një zonë të kërcënuar nga sulmet e militantëve jemenitë “Houthi”.

Anija në fjalë ka kapacitete të mbrojtjes ajrore, gjurmim deri në 400 km dhe raketa me rreze 160km. pjesëmarrja e anijes në mision është miratuar nga qeveria e Scholz, krahas Greqisë, Italisë dhe Francës që veprojnë në Detin e Kuq jashtë misioni anglo-amerikan.

Pjesëmarrja gjermane pret ende aprovimin parlamentar, por megjithatë është domethënës se Berlini po del nga inaktiviteti dhe në kuadër të misionit actual pritet që ajo të dislokojë 700 trupa.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.