Cinikët në krye të Europës
Në një opinion publikuar në “Politico”, Philippe Dam, drejtori i BE-së në Human Rights Watch, vë në shënjestër qëndrimet e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Ai merr si shembull sjelljen e kësaj zyrtareje të lartë në Tunizi, ku ajo ka injoruar tërësisht sfidën migratore, duke ndjekur një logjikë pragmatike. Sipas Dam, von der Leyen mbrojti dhe propagandoi Memorandumin e Mirëkuptimit që synonte përmes një ndihme financiare në qindar milionë euro, të bllokonte në Tunizi valën e imigrantëve.
Dam thotë se kjo zgjidhje u bë model për vendet e tjera të BE-së, ndërkohë që qasja e von der Leyen në skenën ndërkombëtare nuk mbaron këtu. Në vitin 2022, ajo firmosi një traktat të partneritetit strategjik me presidentin azer, Aliyev, që sipas Dam ishte një tjetër mundësi e humbur për të kushtëzuar lidhjet ekonomike me kërkesën për përmirësim të gjendjes së të drejtave të njeriut.
Lista e kësaj politike nuk mbaron. Autori vë në dukje se deklaratat e zonjës në fjalë për konfliktin në Gaza ngrenë pikëpyetje të tjera. Von der Lyen dënoi sulmet më 7 tetor, por më pas, pavarësisht gjithçkaje ndodh, ajo flet vetëm për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten. Qëndrim që dallon nga pozicionet e saj për luftën në Ukrainë.
Mungesa e dëshirës së von der Leyen për të qenë e ashpër mbi të drejtat e njeriut nuk është vetëm moralisht e gabuar – minon besueshmërinë e Europës, gërryen në planin afatgjatë kapacitetin e saj diplomatic dhe nxcit autokratët që e shohin heshtjen e saj si një dritë jeshile
shkruan Dam.
Ai bën thirrje që në prag të zgjedhjeve europiane, von der Leyn duhet “të vendosë të drejtat e njeriut në qendër të vizionit të saj të një Komisioni gjepolitik”. Nuk është e qartë kush është më cinike: von der Leyen që është asgjë më shumë sesa një ambicioze vanitoze në krye të KE-së, apo Dam që mendon se kjo plakë që drejton KE-në do të mund të ndryshojë tani. Vizionin madje!!!
Problemi i të drejtave të njeriut është një gjethe fiku dhe ai aplikohet si instrument apo parim veprues në BE, ku ka opinion publik dhe gjyqësor, ka shoqëri civile. Përtej Europës të flasës për të drejtat e njeriut do të duhej të zbatohej një standard tjetër, që është më pranë realitetit. Është më dinjitoze të flasim për të drejtën e jetës, sesa të drejtat e njerut, pasi këtë po bën edhe von der Leyen. Po jep para që imigrantët të mos vijnë në Europë, një territor që nuk ka dëshirë të aplikojë korpusin e të drejtave të vet mbi njerëz të huaj.
Cinikët janë në krye të punëve sot dhe fundit padyshim që nuk do të vonojë.
Add new comment