Blloku Bota
Drejt ditës zero
Mexico City, një metropol me afro 22 milionë banorë dhe një nga qytetet më të mëdha në botë, po përballet me një krizë të rëndë uji. Shkaqet për këtë nisin që nga pozita gjeografike, te zhvillimi kaotik urban e deri të infrastruktura problematike, elementë të cilëve u shtohet ndryshimi klimatik.
Vitet e fundit, sasia e reshjeve është reduktuar, periudhat e thatësirës janë zgjatur dhe temperaturat janë ngritur. Kjo ka shtuar stresin mbi një sistem uji që po që e ka gjithnjë e më të vështirë të përballojë kërkesën në rritje. Kufizimet janë bërë normale.
Mikroplastika “udhëton” në kohë, gjendet në sedimentet e vitit 1733
Mikroplastika është kudo, nga trupat tanë e deri në fund të oqeanit! Por kërkimet e fundit tregojnë se ka arritur edhe më thellë. Mikroplastikë është gjetur edhe në shtresat e sedimentit që datojnë qysh në gjysmën e parë të viteve 1700, çka provon aftësinë shkatërruese të mikroplastikës për të depërtuar edhe në mjedise të paprekura nga njerëzit modernë.
Kurz shpallet fajtor, gënjeu Parlamentin austriak
Ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz, u shpall fajtor për deklarata të rreme para një komisioni hetimor parlamentar, një vendim që e zbeh akoma më tej figurën e atij që dikur shihej si e ardhmja e konservatorizmit evropian.
Zvicra hap debatin për modifikimin e rrezatimit diellor
Zvicra ka hapur një debat global lidhur me mundësinë e studimit të zbehjes së diellit. Propozimi lidhet me ngritjen e një grupi ekspertësh të Kombeve të Bashkuara, të cilët duhet të mbledhin informacion për kërkimet e vazhdueshme në gjeoinxhinierinë diellore dhe të krijojnë një panel këshillues që mund të sugjerojë opsionet e patestuara ende të reduktimit të ngrohjes globale.
Pa SHBA-të në NATO, BE është e humbur
Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare gjatë administratës Trump, John Bolton, është mes atyre që besojnë në seriozitetin e deklaratës së ish-kreu të Shtëpisë së Bardhë për tërheqjen e SHBA-ve nga NATO. Në një intervistë me greken “Kathimerini”, Bolton kujton se Trump ka ende të njëjtën qëndrim që ka pasur në vitin 2018.
Samit për Ukrainën në Paris më 26 shkurt
Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar organizimin e një samiti për Ukrainën më 26 shkurt në Paris. Sipas agjencisë ruse “Tass” samiti do të ketë praninë e disa liderëve të disa shteteve që deri më tani nuk janë bërë publike.
Samiti pason një marrëveshje mes Francës dhe Ukrainës, firmosur më 16 shkurt që parashikon 3 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe si document vlen për 10 vjet.
Mjekët pa Kufij: Fëmijë 5 vjeç në Gaza na thonë se do të preferonin të vdisnin
Sekretari i Përgjithshëm i Mjekëve pa Kufij, Christopher Lockyear ka bërë një prezantim dramtik në Këshillit e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara rreth situatës në Gaza. Sipas tij, ekipi i mjekëve që po punon në Gaza ka dalë së fundmi me një akronim të ri: fëmijë të plagosur, familje e zhdukur, FPFZ. Ajo që po provokon lufta në Rripin e Gazës ka sjellë një element të ri, tragjik për “të gjallët” e kësaj bote.
Tsipras kërkon të rimarrë partinë
E majta greke është në krizë që prej humbjes së zgjedhjeve parlamentare të qershorit. Ish-lideri i SYRIZA-s, Alexis Tsipras, i cili u dorëhoq nga kreu i partisë vitin e kaluar, kritikon kursin që po ndjek pasardhësi i tij, Stefanos Kasselakis, duke e sfiduar atë në një garë votëbesimi.
Perëndimi nuk do më fitore në Ukrainë
Rënia e qytetit të Avdiivkas, në kontrollin ukrainas që nga viti 2014, ka vënë në pikëpyetje mundësinë që Ukraina si e tërë të shihet eventualisht e pushtueshme nga Vladimir Putin. Megjithë ndihmat miliardëshe, megjithë sanksionet, asgjë nuk duket të ketë funksionuar siç pritej. Pyetja pse, ka nisur të jetë përherë e më akute, pas në qarqet e atyre që analizojnë çështje të sigurisë, Ukraina shihet si muri i parë në ortekun rus.
Turqia hyn në klubin e vendeve me avionë të brezit të pestë me një prodhim vendas
Turqia ka njoftuar fluturimin e parë të KAAN, avionit të vet të brezit të pestë, duke hyrë kështu në klubin e ngushtë të vendeve që zotërojnë teknologji të tillë.