Ekonomi e Luftës/Marrëveshje dypalëshe sigurie Francë-Ukrainë
Franca ka hedhur një hap të ri cilësor në drejtim të sigurisë duke kërkuar një marrëveshje dyplashe me Ukrainën. Mediat në Francë raportojnë se presidenti Emmanuel Macron dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, do të nënshkruajnë të premten në Paris dokumentin që sipas kreut francez “pason detyrimet e marra në samitin e G7 në korrik të vitit 2023”.
Një marrëveshje të ngjashme Kievi e firmosi me Londrën në janar të këtij viti dhe është duke kërkuar edhe vende të tjera që të krijojnë partneritet të tillë prej nga ku mund të sigurohen më lehtë furnizime ushtarake.
Macron ka shtyrë industrinë ushtarake të Francës në regjimin e ekonomisë së luftës
shkruan France24, një sinjal ky që tregon se vendet e Perëndimit po zëvendësojnë humbjet nga sanksionet me pjesën e investimit dhe shitjes së pajisjeve ushtarake.
Add new comment