Lirohen katër të akuzuarit për vrasjen e gazetarit serb Sllavko Curuvija
Gjykata e Apelit në Boegrad të Serbisë ka liruar këtë të premte – 3 shkurt 2024 – katër të akuzuarit për vrasjen e gazetarit Sllavko Curuvija në prill të vitit 1999. Të katër anëtarët e ish-shërbimit sekret serb, Radomir Markoviçin, Millan Radonjiçin, Mirosllav Kuraki dhe Ratko Romiç, janë liruar nga akuzat e pjesëmarrjes në bashkëpuim në vrasje të shkallës së parë, që u konfirmua me vendim të Gjykatës së Faktit.
Në mungesë të dëshmive të drejtpërdrejta dhe indirekte, të cilat në mënyrë gjithëpërfshirëse dëshmojnë se Markoviç, Radonjiç, Burak dhe Romiç janë fajtorë për këtë vepër penale, Gjykata e Apelit gjen se akuzat në aktakuzë nuk janë dëshmuar në mënyrë absolute
citohet arsyetimi i Gjykatës.
Curuvija ishte botues dhe redaktor i “Dnevni Telegraf” dhe gazetës javore “Evropljanin” dhe cilësohej si kritik i ish-presidentit të kohës, Sllobodan Millosheviç dhe vrasja e tij mori jehonë ndërombëtare.
Add new comment