Sllavko Curuvija
Lirohen katër të akuzuarit për vrasjen e gazetarit serb Sllavko Curuvija
Gjykata e Apelit në Boegrad të Serbisë ka liruar këtë të premte – 3 shkurt 2024 – katër të akuzuarit për vrasjen e gazetarit Sllavko Curuvija në prill të vitit 1999. Të katër anëtarët e ish-shërbimit sekret serb, Radomir Markoviçin, Millan Radonjiçin, Mirosllav Kuraki dhe Ratko Romiç, janë liruar nga akuzat e pjesëmarrjes në bashkëpuim në vrasje të shkallës së parë, që u konfirmua me vendim të Gjykatës së Faktit.
Drejtësia serbe provon vrasjen e gazetarit Ćuruvija nga shteti
Gjykata e Lartë në Beograd dënoi dje katër ish-oficerë të sigurimit shtetëror serb për vrasjen e gazetarit Slavko Ćuruvija. Pronari i gazetës me tirazh të lartë në atë kohë “Dnevni Telegraf”, e përditshmja e parë private e Serbisë, dhe i revistës javore “Evropljanin”, u vra më 11 prill 1999, jashtë shtëpisë së tij, pranë ndërtesës së Parlamentit Jugosllav.
Kryetari i Komisionit për hetimin e vrasjeve të gazetarëve, Veran Matiq, thotë se vendimi provon qartë se ai u vra nga vetë shteti.