Rezoluta 1244 nuk ka më asnjë vlerë
Komisioneri për Zgjerim Varelhy, ambasadori amerikan në Kosovë, Hoveneier, ambasadori gjerman në Kosovë, Rohde dhe KE-ja kanë bërë thirrje që Kosova të shtyëj aplikimin e euros si monedhë të sajën, duke përjashtuar dinarin. Presidenti serb, Vuçiç, ka kërkuar seancë urgjente në Këshillin e Sigurimit, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Vuçeviç, e lidh mbijetesën e serbëve në Kosovë me dinarin. Është pra e qartë se një pjesë e botës ka nevojë për edukimi fizik të mëngjesit. Sot ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ishte në Prishtinë dhe deklaroi dy gjëra: së pari se Kosova duhet të ketë mbështetje ushtarake dhe së dyti se për euron duhet të ketë komunikim të përshtatshëm.
Ne jemi të vetëdijshëm se Kosova ka të drejtë për të zbatuar ligjshmërinë e saj, por në deeskalim bëjnë pjesë edhe masat legjitime sa i përket vendosjes së euros si valutë të vetme. Pra, kjo duhet të komunikohet në mënyrë të përshtatshme. Këto janë garancitë për siguri dhe këto bëjnë pjesë në dialog
citohet ai.
Cili është qëndrimi i duhur? Ai që duhet ndjekur? Është fare e qartë se vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nuk mund t’i thonë asaj se cilën monedhë duhet të mbajë. Serbia nga ana tjetër, ka një argument të vetin që kapet te Rezoluta 1244 e cila me nxjerrjen e dinarit nga qarkullimi, ezaurohet nga çdo brendi dhe kuptim për ta mbajtur në këmbë.
Mirëpo Rezoluta është një normë ndërkombëtare që sanksionon një konsensus armëpushimi që nuk mund të injorojë evolucionin e ngjarjeve në terren. Çfarë kuptimi ka një dokument i tillë, miratuar në vitin 1999, kur Kosovën e njohin shumë shtete, ka nisur aderimin në organizma ndërkombëtare, ka marrëdhënie diplomatike të gjera dhe ka një proces dialogu për normalizim? Asnjë prej dispozitave të saj nuk i përgjigjet më realitetit, kështu që pretendimet për shkelje në të vërtetë lidhen me krizën e OKB-së që sot dëshmohet më qartë me rastin e Gazas.
Add new comment