Deri në vitin 2050 Serbia humbet 3000 fshatra
Deri në vitin 2050 Serbia do të humbasë 3000 fshatra. Kjo raportohet në mediat e vendit fqinj që referojnë ekspertë të demografisë sipas të cilëve deri në mesin e këtij shekulli “fshatrat deri 500 banorë do të braktisen”.
Numri i fermerëve ka rënë me 10% në pesë vitet e shkuara që do të thotë 50 mijë familje më pak
citohet nga e përditshmja, “Vecernje Novosti”, eksperti i demografisë Ivan Marinkoviç.
Sipas tij me krizën demografike në fjalë, në vitet që vijnë do të preket edhe prodhimi i zinxhirit ushqimor.
Add new comment