Presioni absurd për dinarin

Postuar në 07 Shkurt, 2024 15:01

Peter Stano ka një detyrë shumë të pakëndshme nëse e sheh nga jashtë. Zëdhënësi i Josep Borrellit del e deklaron çfarë i autorizojnë pa patur në fakt vlerën e asgjëje më shumë sesa një njoftimi. Në dallim me zëdhënësat në SHBA, zoti Stano të kujton një automat që mund të thotë çdo gjë.

P.sh së fundmi ai është shprehur se masat e njëanshme të Kosovës janë shumë shqetësuese dhe se madje Kosova rrezikon të mbetet pas në procesin e anëtarësimit. Këto veprime të njëanshme janë ndër të tjera edhe ndalimi i dinarit ndërkohë që ky akt ka ardhur me një rregullore të njoftuar nga Banka Qendrore dhe jo thjesht me një vendim të thatë.

Si mundet të ecë përpara në procesin e integrimit Kosova nëse mban ende dinarin? Këtë mund ta shpjegojë zoti Stano, që harron ndoshta të mbajë parasysh se Kosova ulet në tryezën e ndërmjetësimit si palë e barabartë. Po kështu ky njeri nuk ka thënë asgjë për ngjarjet e Banjskës ndërkohë që presioni për një akt të tillë ndaj Kosovës është tërësisht absurd dhe nuk lidhet me asgjë në terren.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nuk arrij ta konceptoj. Nje problem thjesht menaxhimi te kthehet ne problem nderkombetar. Serbia mund te dergoje sa te doje dinare ne Kosove askush nuk e pengon. Dhe ti shkembejne me euro. Ka nje kurs kembimi qe ka funksionuat deri ne Mitrovice. Euro funksionon edhe ne shqiperi dhe shkembehet me nje kurs te caktuar ne leke. Nuk mund te kete nje shtet dy monefha zyrtare sepse ashtu do perfundonte qe Serbia te stampoje kartmonedha me tonelata dhe te boshatise magazinat ne Kosove.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.