Hetim për sulmet e 7 tetorit, dyshime se Hamasin e ndihmoi dikush në Izrael

Postuar në 27 Janar, 2024 10:35

Administrata izraelite është mes dy zjarresh. Ndërkohë që vijon luftën në Gaza pas sulmit të Hamasit, brenda vendit debati për dështimin e inteligjencës dhe mbrojtjes nuk është shuar asnjëherë.

Shefi i shërbimit të brendshëm të sigurisë, që në Izrael niihet ndryshe si Shin Bet, kërkoi gjatë mbledhjes së qeverisë ngritjen e një një komisioni shtetëror hetimor për të shqyrtuar se pse Izraeli u kap në befasi nga Hamasi më 7 tetor.

"Unë ju kërkoj të shpallni një komision shtetëror hetimor - tani," citojnë mediat e Izraelit kreun e sigurisë së brendshme, Ronen Bar. “Publiku ka dëshpërimisht nevojë për këtë dhe po ashtu edhe Shin Bet”.

"Kjo do t'i japë fund të gjitha gënjeshtrave dhe komploteve," tha ai, duke iu referuar pretendimeve të vogla se aftësia e Hamasit për të kapur pa përgatitur Izraelin në masën që rezultoi gjatë sulmeve të tetorit, dhe për të anashkaluar të gjitha mbrojtjet e tij, mund të shpjegohet me tradhtinë nga brenda vendit.

Pretendime të tilla janë ngritur brenda partisë së Netanjahut. Tally Gotliv, nga Likud, ka folur për një komplot që lidh protestuesit kundër ndryshimeve në gjyqësor me sulmin e Hamasit.

Sipas këtij varianti, Mossadi ka marrë një mesazh nga amerikanët se ata po përgjonin biseda midis udhëheqësit të protestës Shikma Bressler, i cili është nga Shin Bet, me Yahya Sinëar, lideri i Hamasit. Bisedat janë bërë vetëm katër ditë para sulmit.

Si Shin Bet ashtu edhe Mossad i kanë mohuar me forcë akuzat e Gotliv si të pabaza.

Ka një pritshmëri të madhe te publiku në Izrael për zbardhjen e shkaqeve që çuan në dështimin më të madh të sigurisë në historinë e vendit.

Kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili drejton Likud-in, deri më tani i ka rezistuar krijimit të një komisioni shtetëror, me argumentin se pavarësisht se janë shumë të rëndësishme, ato duhet të presin deri pas luftës.

Netanyahu dhe sjellja e tij përballë Hamasit gjatë shumë viteve në pushtet pritet të jenë një çështje kyçe me interes për çdo panel hetimor.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.