Shpipëri Hesapi

“Kemi Kushtetutën më idiote në botë. Heshtëm se na u premtua ftesa për hapjen e negociatave”

Postuar në 10 Tetor, 2017 21:24

Kushtetuta e Shqipërisë është e pangjashme në rruzullin tokësor, për shkak të disa ndërhyrjeve idiote. Shqipëria nuk ka bërë reformë në drejtësi, por spektakël. Kemi heshtur të gjithë, edhe unë gjuhëgjati. Ka shumë juristë me mend në këtë vend që kanë shprehur rezervat e veta në korridore, por heshtëm sepse na u premtua ftesa për hapjen e negociatave. Kur kam qenë ministër i Drejtësisë u arrit deri aty sa më thuhej “mos e prek këtë, mos e lexo se e ka lexuar Brukseli. Se përndryshe nuk na japin ftesën

"E ka bërë piktori në kokë të tij"

Postuar në 05 Tetor, 2017 22:43

Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, sqaron për Fiks Fare psenë e "ikonës" së Edi Ramës në qendrën multifunksionale të qytetit.

Nallbania/Urdhëri, pastaj ligji

Postuar në 03 Tetor, 2017 22:04

Në datën 13 shtator të këtij viti, qeveria aktuale miratoi një vendim titulluar: “Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike”, i cili rregullon “procedurat për ofrimin dhe përfitimin e shërbimeve publike elektronike nëpërmjet shërbimit të transmetimit elektronik të sigurt për qytetarët dhe institucionet publike”.

Një akademik në drejtorinë e targave dhe patentave!!!

Postuar në 02 Tetor, 2017 14:22

Gazeta “Panorama” raporton se Arben Isaraj, është emëruar së fundmi drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. A duhet të lodhemi për të kuptuar se çfarë përfaqëson në karrierën e zotërisë një drejtori e tillë? Ndoshta jo, ndoshta po. Në zhargonin e përfoljes së politikës, entet që mbarojnë me “transport” zakonisht asociohen me tendera dhe shumë para në qarkullim. Për të qenë malinj deri në fund, ndoshta edhe ky emërim shpjegohet në këtë mënyrë. Nëse lëmë mënjanë humorin, ka edhe një hipotezë tjetër: ndoshta, z.

Një status në Facebook që vlen më shumë se "ikona" e "kryeministrit fluturues"

Postuar në 30 Shtator, 2017 22:17

Premtoi fitore publicitare dhe ja arriti. Edhe pse askush s’mund të provojë se për çfarë e kishte fjalën në të vërtetë.

Kryebashkiaku I Tepelenës, Tërmet Peçi, ka ardhur sërish në vëmendje të medias, apo disa mediave, këto ditë. Siç edhe sqaron vetë në profilin në Facebook, Tërmeti, ka vendosur t’I dhurojë të rinjve të Tepelenës një model suksesi dhe frymëzimi: Edi Ramën duke bërë kosh. Paraqitur vizualisht në muret e një qendre të re sportive multifunksionale nga ato “që ndoshta rajoni i ka ëndërruar”.

Kush ka qeverisur në këta katër vjet?

Postuar në 29 Shtator, 2017 12:14

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të biznesit të cilët i ka lëvduar dhe u ka premtuar se ndaj subjekteve të tyre nuk do të ketë më asnjë gjobvë deri sa të bëhet ristrukturimi i inspektoriateve.

Tani me një leksion mbi (anti)kapitalizmin

Postuar në 28 Shtator, 2017 13:53

Gazeta “Mapo” raporton për botimin nga shtëpia botuese “UET” dhe i ashtuquajturi “Instituti Pashko”, të dy librave me autor Ludwig von Mises: “Politikat ekonomike” dhe “Mentaliteti anti-kapitalist”.

Përtej promovimit të zhurmshëm që është metoda dhe parimi në kësi rastesh, tërheq vëmendjen fakti se librat janë pajisur me një pasthënie nga biznesmeni Samir Mane. Citohet Mane në pasthëniet e veta:

Ajka e drejtësisë së re(video)

Postuar në 22 Shtator, 2017 15:47

Drejtuesit e Arsimit të Lartë përzgjodhën të mërkurën 11 kandidatët për anëtarë organeve të reja të Drejtësisë! Por procesi i intervistimit kaloi nga pyetje në pamje të parë banale që nxorën në pah se cili është brumi që do bëjë revolucionin në drejtësi.

Dy nga 5 kandidatët do të jenë anëtarë të trupës që do të hetojë mbi prokurorët dhe gjykatësit…konkretisht Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atij të Gjyqësorit.

Nga shëndetësia "falas" te gallata falas

Postuar në 20 Shtator, 2017 22:31

E dini çdo të thotë të jesh protagonist i Rilindjes kështu siç e prezanton ajo veten? Do të thotë të jesh shtatzanë përgjatë gjithë kohës. Shtatzanë me premtime dhe mashtrime, pa lindur asnjëherë. Si realizohet ky transaksion komunikativ? Me siguri që vetëm çështje neuronesh nuk është. 

Fabrikë pijesh false në Shkodër, AKU bën sehir (Video)

Postuar në 20 Shtator, 2017 20:04

Autoriteti kombëtar i Ushqimit nuk ka lëvizur as gishtin pas një investigimi të emisionit “Stop” që zbuloi një punishte ku prodhoheshin tonelata pije alkoolike e freskuese false, verë e deri tek vaji i ullirit ekstra i virgjër, me etiketa në gjuhen italiane. Kamera e fshehtë e shfaqur në emisionin e të martës në Tv Klan, ka hyrë brenda fabrikës “Briland Shkodër”. Ka zbuluar të gjitha llojet e pijeve që përgatiten në këtë fabrikë pa asnjë kontroll dhe shiten për origjinale. 

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi