Shpipëri Hesapi

Shqipja e Samir Manes dhe shqipja e Ilir Metës

Postuar në 03 Mars, 2018 12:24

Kush nuk e ka parë debatin televiziv në Top-Channel mes biznesmenit Samir Mane dhe dy gazetarëve, Ylli Rakipi dhe Andi Bushati, nuk është keq t’i hedhë një sy. 
Jo vetëm për kompozimin anormal të diskutimit – një moderator - një biznesmen – një analist që ndjek modën “ideologjike” të të varfërve, por edhe për faktin konvencional të guhës së përdorur aty. 

Veliaj, versioni i paanimuar i Xha Agros

Postuar në 02 Mars, 2018 22:59

Ndodhi edhe kjo! Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka marrë rolin e një agjenti të AZHBR-së (Agjencia për Zhvillim Bujqësor Rural), duke u sqaruar fermerëve procedurën që duhet të ndjekin për të përfituar nga skemat mbështetëse të qeverisë. Merita e tij në këtë rast duhet kërkuar  vetëm tek shpjegimi sesi Ministria e Bujqësisë jep lekë falas, pasi nisma është qeveritare dhe nuk ka të bëjë me bashkinë.

Video/Akuza për vrasje dhe bashkëpunim me bandat mes gazetarit Artan Hoxha dhe ish-kryeministrit Berisha

Postuar në 26 Shkurt, 2018 23:30

Konflikti mes gazetarit dhe ish-kryeministrit është zhvilluar në emisionin "Studio e Hapur" në News24.

Arkivi i Shtetit, ruajtje jashtë standardeve për 85% të materialit arkivor

Postuar në 25 Shkurt, 2018 14:35

26 kilometra linerarë material arkivor nga të cilat vetëm 4 km ruhen sipas standardeve. Një kronikë e TemaTv zbulon se 85% e materialit që është fond arkivor nuk administrohet siç duhet. Kjo pranohet edhe nga drejtues të Arkivit, si drejtori I Përgjithshëm Bido që thotë se aktualisht është miratuar projekti për ndërtimin e dy godinave të reja.

Kalorësi i betonit dhe i të varfërve

Postuar në 23 Shkurt, 2018 10:56

Dje në mbrëmje, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dha një dëshmi të raportit psikologjik të rënduar që ai ka vendosur me median dhe në përgjithësi me ata që ngrenë zërin për çështje që janë përgjegjësi e institucionit që ai drejton. Në emisionin “Opinion” ku  ishte i ftuar të fliste për kullat, z. Veliaj tentoi ta  transferonte diskutimin në një tonalitet luftarak, ku ai, si “fytyra e kalorësit të vrerosur” është kundër të gjithëve, sidomos mediave, për zhvillimin e Tiranës, të cilin jo të gjithë e kuptojnë.

Neuroza kufitare

Postuar në 21 Shkurt, 2018 15:32

Marrëveshja e kufirit me Greqinë ka provokuar një neurozë të përgjithshme. Pasi ngriti tymin dhe ia ngeci me detyrim Ilir Metës si çështje, kryehallexhiu Sali Berisha nuk po ndihet më. I mjafton që të ketë dy institucione kundër njëri-tjetrit për kërkuar mandej protagonizmin bajat të atij që kujdeset për legjitimitetin dhe sovranitetin.

Drejtori i Ujësjellësit të Sarandës: "I kam lënë edhe tri ditë pa ujë, nuk ka reaguar njeri"

Postuar në 20 Shkurt, 2018 11:32

E mbani mend atë gruan nga Kuçova që u thoshte Nanos dhe Metës se “nuk duam as ujë as bukë, vetëm ju mos u zini?” Nuk është e vetmja. Mentaliteti “7 ballë tërmeti, nuk lëviz uniteti”, duket se në forma të vetat është i pranishëm kudo. Ja një rast nga Saranda. Në një intervistë për “Saranda Televizion”, Sheme Lulo i pyetur se sa orë në ditë furnizohet qyteti me ujë, përgjigjet “8 orë”. I pyetur nëse ky furnizim është i mjaftueshëm, Lulo nxjerr xhevahirin nga goja:

Të paktën për presidentin e përbashkët të bëhet konkurs

Postuar në 18 Shkurt, 2018 17:52

Nuk jam për bashkim me Shqipërinë kundër BE-së. Zgjidhje e mirë është edhe shqiptarët e bashkuar edhe në Evropë të bashkuar. Për bashkim të Kosovës me Shqipërinë do të duhej të vendosnin njerëzit në referendum në të dy shtetet. Bashkimi do të ishte legjitim nëse për të do të vendoste shumica e shtetasve në të dy anët e kufirit

Kështu u shpreh më 13 shkurt Albin Kurti i Vetëvendosjes, një politikan që ka qenë përherë I idesë së bashkimit.

Gënjeshtra, puna që di të bëjë më mirë

Postuar në 12 Shkurt, 2018 20:11

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dhënë sot një tjetër provë të metodës së drejtimit të partisë dhe mbi të gjitha, të kritereve që ai ndjek në përcaktimin e suksesit politik. I pyetur për katapultimin në Parlament të Astrit Veliajt, që vjen pas largimit të Eduard Halimit, por pasi kanë dhënë dorëheqje nga mandati dy kandidate femra, Basha ka dhënë këtë përgjigje: 

Shqiptarët vetëm 90% proamerikanë. Deputetët 100%

Postuar në 08 Shkurt, 2018 13:41

Është shndërruar në një shfaqje banale diskutimi i sotshëm në Kuvend për votën e Shqipërisë për Jeruzalemin kundër qëndrimit të SHBA.

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi