Drejtori i Ujësjellësit të Sarandës: "I kam lënë edhe tri ditë pa ujë, nuk ka reaguar njeri"
E mbani mend atë gruan nga Kuçova që u thoshte Nanos dhe Metës se “nuk duam as ujë as bukë, vetëm ju mos u zini?” Nuk është e vetmja. Mentaliteti “7 ballë tërmeti, nuk lëviz uniteti”, duket se në forma të vetat është i pranishëm kudo. Ja një rast nga Saranda. Në një intervistë për “Saranda Televizion”, Sheme Lulo i pyetur se sa orë në ditë furnizohet qyteti me ujë, përgjigjet “8 orë”. I pyetur nëse ky furnizim është i mjaftueshëm, Lulo nxjerr xhevahirin nga goja:
Unë i kam lënë edhe tri ditë pa ujë për të parë sesa kërkesë ka. S’i ka rënë asnjëri telefonit që të thotë “shiko se jam pa ujë”
Add new comment