Shpipëri Hesapi
Thirrje për sulm nga hakerat për një praktikë që e vendosi vetë
Ish-kryeministri Sali Berisha u bënte thirrje dje nga profili i vet në Facebook të gjithë hakerave në botë që të ndërmarrin një sulm të përgjithshëm ndaj sistemeve shtetërore që kontrollohen nga kryeministri dhe qeveria e tij. Një thirrje që shërben si sinjal shqetësues për axhitimin politik dhe emocional të z. Berisha, pasi ciladoqoftë shkelja në këtë rast, një ish-kryeministër nuk bën thirrje për përmbysje.
Për ata që duan të kuptojnë marrëveshjen e detit me Greqinë...
Sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan, që cilësohet si më i ndjekuri dhe më me ndikim në mediat televizive, po zhvillohet “debat” për marrëveshjen e detit me Greqinë. Si për të përligjur seriozitetin e emisionit, që duket se shkon në përpjestim me synimet e organizatorëve, në studio ishin ftuar për të folur, Elisa Spiropali, Mesila Doda, Gent Strazimiri, Panajot Barka dhe Mustafa Nano.
Nikos Kotzias, ministër i Jashtëm i Shqipërisë part time
Pas takimit të Korçës mediat zhurmuan gjithfarë axhendash, por pa qenë në gjendje të shkojnë përtej asaj që ishte thënë më parë për “shportat” e drejtimeve kryesore siç i quajti ministri Bushati. I cili edhe njëherë sot, ka pushuar së qeni ministër i Jashtëm i Shqipërisë, përderisa lajmet për atë që ndodhi i mësojmë nga homologu i tij grek, Nikos Kotizas.
Kur vija editoriale katandiset në një episod “portokallie”
Sokol Balla ja doli që ta menaxhonte ikjen e vet nga Top-Channel si një lajm të trishtë për vetë gazetarinë. Lajm pas lajmi në portale miqsh e shokësh që përbëjnë tashmë klanin e mbyllur të gazetarëve që nisën rrugën profesionale në vitin 1991, ikja e Ballës, u transformua në një zhvillim mediatik që dëmtonte kanalin televiziv në fjalë. Nuk u dha asnjë arsye zyrtare për këtë largim që po lë pa gjumë vip-at e gazetarisë, që kanë 25 vjet që shesin ide dhe janë kthyer në ustallarë të kritikës koniunkturale.
Qeveria zgjidh punë vetëm po i zure derën
U desh rrugëtimi me këmbë nga Patosi në Tiranë qe naftëtarët e rafinerisë së Ballshit të merrnin zgjidhje për pagat e prapambetura të muajit nëntor. Thuajse i njëjti film si me banorët e Zharrzës që themeluar të parët këtë lloj proteste, duke detyruar ministrin e linjës të ulet në bisedime.
Përse duhet që bisedimet të kryhen në Tiranë dhe pasi naftëtarët zënë derën e ministrit, kësaj pyetje vetëm qeveria mund t'i japë përgjigje. Gjithsesi pas takimit me ministrin Gjiknuri është rënë dakord që naftëtarët do të marrin 100% të pagës së tyre për muajin nëntor.
Lisi i Galerisë së Arteve dhe miqtë e Amerikës në Tiranë
E mbani mend këtë pemë?
Shpresoj që po. Sepse njeriu duhet të kujtojë edhe pemët, ato që kanë një kuptim dhe kanë një vend në gjeometrinë rutinore të përditmërisë sonë. Duhet t’i kujtojë edhe si emblema të një qyteti që e përthith jetën tonë që ikën pa kuptuar.
Ky është lisi i ndjerë i Galerisë së Arteve. I dashuri lis mbushi këtë vit 5 vjet nga ekzekutimi me vdekje që iu bë në një natë korriku apo qershori të vitit 2012.
Vota në OKB, 500 mln$ dhe vota e PD-së për projektin 5 miliardë $ të Karpenit
Partia Demokratike “denoncoi” sot me anë të drejtuesit të Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë, Kreshnik Çollaku, atë që e ka quajtur skemë të shitjes së votës së Shqipërisë në OKB.
Fjala është për votën për rezolutën për Jeruzalemin, për të cilën opozita po lëviz nga skemat e një konspiracioni tek ato të një pazari. Gjithçka mund të jetë e vërtetë, por cila është skema e sotme e PD-së, për të shpjeguar votën e qeverisë së Edi Ramës?
Na e thuaj më mirë vetë pse ike nga TCH(nëse ike)
Ja një shembull i fundit që fatkeqësisht i jep deri diku të drejtë kryeministrit të vazhdojë këngën e kazanit për mediat.
Prej disa ditësh në disa faqe online, po ndiqet me hollësi fati profesional i Sokol Ballës. Drejtues prej vitesh i informacionit në Top-Channel, por edhe i emisionit Top-Story. Thuhet se Balla do të lëvizë nga televizioni në fjalë, se ai po negocion me një tjetër televizion. Për ta mbështetur këtë tezë shtihen në punë…Burimet. Mirëpo nga janë këto burime?
Donaldi i vogël i Tiranës, Donaldi i madh i ShBA, Jeruzalemi dhe opozita e Tiranës
Vota jonë sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë çështje. Shqiperia i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër te konsiderueshem dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj te linjëzuar me Bashkimin Evropian
Ditmiri, sufleri i Nikos në Athinë
Sot ministri i Jashtëm dhe për Evropën, Ditmir Bushati, ka dhënë një prononcim për televizionin e tij të preferuar – Top-Channel – përmes të cilës ka “sqaruar” me pak fjalë se çfarë është arritur në takimin e Kretës. Bushati është përqendruar në cështjen e ligjit të luftës, të varrezave për ushtarët e rënë grekë gjatë LIIB dhe për marrëveshjen e detit.
Ministri Bushati, në vijim të kapacitetit të tij mediatik për të mos qenë asnjëherë lajm, ka sqaruar hapat procedurialë, por pa patur kurajon të zbulojë diçka më shumë se kaq për publikun shqiptar.