Donaldi i vogël i Tiranës, Donaldi i madh i ShBA, Jeruzalemi dhe opozita e Tiranës

Postuar në 21 Dhjetor, 2017 21:07

Vota jonë sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë çështje. Shqiperia i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër te konsiderueshem dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj te linjëzuar me Bashkimin Evropian

Vështirë të thuash se ky sqarim i Ministrisë së Jashtme është i pabazë apo i njëanshëm dhe i nxituar. Shqipëria është një shtet – ky që është – 105 vjeçar dhe disa vendime të saj pasqyrojnë edhe një histori të prezencës në rendin ndërkombëtar. Duhet thënë po ashtu se vendimin e sotshëm në OKB e bën antiamerikan jo krahu i votës, por loja deklarative dhe ultimative e presidentit të ShBA-së Donald Trump, që e konvertoi një votë të tillë në letër lakmuesi për qëndrimet e mbajtura. Kjo ndoshta sepse Jeruzalemi është një politikë personale e z. Trump, që ndërmoi një akt që kapi në befasi shumëkënd. Nga kjo pikëpamje, Trump në një farë mënyre e ka bërë botën po aq të paparashikueshme sa edhe liderë të tjerë që me shfaqjen e tyre po sfidojnë të paktën verbalisht rendin ndërkombëtar. 

Vota e Shqipërisë do të mbahet shënim. Por shënim do mbajtur edhe qëndrimi i opozitës shqiptare në Tiranë që sot në mbrëmje është lëshuar me gjithfarë deklaratash thuajse histerike që nuk ndihmojnë për asgjë. As vetë opozitën. 
Akt antikombëtar, e quajti, Sali Berisha. Në të njëjtën linjë ishte edhe Petrit Vasili i LSI-së duke na shfaqur kështu një profil ultra-filo amerikan. Nuk dihet ende çfarë ka deklaruar Flamur Noka. 

Por opozita që ka përvojë në drejtimin e shtetit nuk duhet të nxitohet. Pasi përpara se të japë konsiderata për votën e Shqipërisë, ajo duhet të thërrasë ministrin e Jashtëm, apo edhe kryeministrin në interpelancë. Me këtë rast mundësia e garës për proamerikanizëm do të fitonte tjetër vizibilitet. Nuk i vlen kujt kjo dalldi mediatike që nuk sqaron asgjë. Opozita duhet të jetë serioze me veten, pasi loja që po bën aktualisht është banale dhe e vockël: opozita nuk ka hallin e Jeruzalemit, as të ShBA-së, por kërkon që të shesë veten se ajo është me Donaldin e madh të Washingtonit dhe kundër Donaldit të vogël të Tiranës që i ka hapur shumë andralla. 

Kjo është historia e histerisë së sotme dhe asgjë më shumë. Opozita ka hallin e potureve që i ka mbushur dhe është për të ardhur keq që shpenzon kaq shumë energji duke u munduar të dallohet si filo-Trump. Ajo po braktis kauzën dhe vendin e vet sepse ka disa halle jo të vogla. Dhe për këto halle është kahil që të votojë për krye”qytete” të Izraelit edhe Tomorricën dhe t’u hedhë his syve të gjithëve. Mirë është që këto zhvillime të trajtohen në rrugë institucionale dhe politike. 

Comments

Submitted by timur (not verified) on

Jane pikerisht momente te tilla qe bejne t'u bien maskat gjithe hipokriteve politike dhe mediatike.ResPublica ,ketu,po spekulon dinakerisht me "historine 105 vjecare" te shtetit shqiptar,me gjoja dinjitetin qe i jepka ky njeqind e kusur vitesh shtetit per te mbajtur kete qendrim qe mbajti dje.
Te nderuar te ResPublica,vota e Shqiperise,ne lidhje me ceshtje te ShBA-se ne politiken boterore,ka nje specifike: rolin vendimtar te ShBA-se ne ruajtjen te paprekshme te teresise territoriale te ketij shteti 105 vjecare qe thoni ju dhe Pavaresia e Kosoves.Pa ShBA-ne as Shqiperia nuk do te ishte kjo qe eshte sot,as Kosova do te ishte e pavarur.
Ne rastin me te keq,dmth ate te nje Presidenti allosoj amerikan qe mediat e kapura shqiptare nga kushedi se c'zuzar kombetar e te mbushura dingas me kozmopolite provinciale pordhace qe ne fakt s'jane gje tjeter vecse pasardhes biologjike e politike te atyre qe per gjysemshekulli e quanin ShBA-ne si te keqen me te madhe ne bote - edhe ne kete rast pra,kishte nje alternative : ABSTENIMIN! Kete e perdoren shtete shume demokratike si Kanadaja dhe Australia.Mund ta kishte perdorur edhe Shqiperia.
Se per c'arsye Opozita ne Shqiperi eshte kunder ketij vendimi te turpshem historik te qeverise Rama,as qe duhet t'ia di;aq me pak per ato arsyet e sterkonsumuara per kapital politik qe ju thoni.
Do te ishte fatale,nese opozita nuk do te kishte kete qendrim qe ka per rastin ne fjale.Shyqyr qe e ka.
Ata qe mbrojne vendimin antikombetar te qeverise Rama,jane krejt ta pendjeshem ,sidomos,ndaj Kosoves,genocidit qe ka ndodhur atje.
Kam lexuar shume analiste pordhace kozmopolite provinciale internacionaliste shqiptare,qe mundohen ta djegin kete argument duke e cilesuar,gjoja, si te dale boje nga terperdorimi i nacionalisteve!
Sado te perdoret argumenti Kosove,ne raport me ShBA-ne,ky argument eshte i vetmi dhe i perhershmi.Me kot lodheni per ta banalizuar.
Keshtu une po e perseris prape: po te mos ishte vullneti i ShBA-se,as qe do te behej fjale per Kosove te pavarur;Kosova do te ishte sot e kesaj dite nen sundimin serb.Pike.Ata qe nuk duan ta kuptojne kete,jane thjeshte antikombetar,ose ose,ne rastin me te mire te mundshem,ca lokaliste,krahinoriste apo "rrebela" sic me te drejte quhen nga shume shqiptarete Kosoves,per te cilet Kosova eshte po aq e afert apo e huaj sa edhe Serbia apo Greqia,bie fjala.
Keshtu pra,nuk hyn ketu as Tomorrica as Babica.
Neser plas lufta ne Ballkan.Neser trupat serbe me ndihmen e ushtrise ruse,mund te nderhyjne ne Kosove.E vetmja mundesi qe shqiptaret te mund te perballojne kete agresion,do te ishte mbeshtetja e ShBA-se (se per ato te BE-se,ndodh sic ndodhi ne Bosnje).
Apo per kozmopolito-internacionalisto-provincialo-e sidomos krahinoret e Shqiperise,kjo nuk do te thote asgje...flaka le ti dale...le t'i shtypin maloket e Kosoves(dhe a sa mire do te ishte edhe ato te Shqiperise me kete rast!) .... ju duket cudi?!Aspak.Per shume majte ne Shqiperi,por edhe per ndoca "te djathte" por qe jane shume krahinore,Kosova shihet si barre;si barre e rende madje.Mire ishte me serbet -thone- mire ishte ne Jugosllavi...c'drecin paten qe ngriten krye e na nxoren gjithe keto andrralla...

Submitted by Sad stories, th... (not verified) on

Doriani shkruan: "Neser plas lufta ne Ballkan.Neser trupat serbe me ndihmen e ushtrise ruse,mund te nderhyjne ne Kosove.E vetmja mundesi qe shqiptaret te mund te perballojne kete agresion,do te ishte mbeshtetja e ShBA-se (se per ato te BE-se,ndodh sic ndodhi ne Bosnje)."
Dorian, ishallah mos niste lufta ne Ballkan, se po te plase sic thua ti, ka pak gjase qe kjo Amerike e Trump-it te perfshihet ne konflikte te tjera ushtarake. Doktrina e tij "America first", nenkupton mes te tjerash edhe terheqjen e SHBA nga roli i saj i deritanishem si mbrojtese e rendit aktual nderkombetar. Trump: "We cannot be the policeman of the world, we cannot protect countries all over the world, where they're not paying us what we need..."

Submitted by a (not verified) on

Sad Stories reziku serb për shqiptarë do të ekzistojë edhe pas Trump. "We cannot be the policeman of the world, we cannot protect countries all over the world, where they're not paying us what we need..." Kjo fjali ilustron pikërisht idenë e dorianit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.