jeruzalemi
Palestina: Ndërpresim marrëdhëniet me çdo vend që hap ambasadë në Jeruzalem
Pas marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, ka ardhur reagimi i pritshëm i Palestinës. Marrëveshja në një prej 15 pikave të saj parashikon hapjen e ambasadave të Serbisë dhe Kosovës në Jeruzalem, ku që prej vendimit të presidentit Trump për të njohur këtë qytet si kryeqytet të Izraelit, janë vendosur vetëm ambasada amerikane dhe ajo e Guatemalës.
Agresioni ndaj traditës - rasti i Jeruzalemit*
Jeruzalemi i humbur
Gazeta “Haaretz” publikon së fundmi pjesë të koleksionit fotografik të Kolonisë Amerikane në Jeruzalem. Historia e Kolonisë është kuriozitet më vete, njësoj si fati i fotografive në fjalë, që na shfaqin para syve, befasitë e një peizazhi natyror, urbanistik, rustik dhe njerëzor që ngjan si i krijuar për nevoja të artit.
"Iftari ynë do të jetë në Jeruzalem"
Një spot publicitar i operatorit kuvajtian të telekomunikacionit, Zain, sjell në vëmendje një krizë të thellë diplomatike siç është ajo për çështjen e Jeruzalemit, që së fundmi është shpallur kryeqytet i Izraelit nga disa shtete me në krye SHBA. Video paraqet një djalosh mysliman që i afrohet personazheve që imitojnë Donald Trump, Vladimir Putin, Angela Merkel, Justin Trudeau, Antonio Guterres dhe Kim Jong-un, i cili uron për muajin e Ramazanit dhe flet për Jeruzalemin si kryeqytet të Palestinës.
Votoi kundër në OKB, por Shqipëria merr pjesë në ceremoninë e hapjes së ambasadës së ShBA në Jeruzalem
Ndonëse votoi pro rezolutës turke në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Tirana zyrtare ka vendosur të mos e bojkotojë ceremoninë e përurimit të ambasadës amerikane në Jeruzalem. Mediat e Izraelit njoftojnë se nga ftesat e dërguara për përfaqësuesit e 86 vendeve të ndryshme, vetëm 33 e kanë pranuar atë, ndërkohë që pjesa më e madhe ka vendosur të bojkotojë.
Ambasada në Jeruzalem, Turqia propozon mekanizëm bashkëpunimi BE-Konferenca Islamike
Turqia synon të riaktivizojë mekanizmin e bashkëpunimit me Bashkimin Europian me synim frenimin e vendimit të SHBA për të zhvendosur ambasadën e vet në Izrael, drejt Jeruzalemit.
Intervista/Basha: “Lidhja ime me rusët, alibi për votën pro Turqisë për Jeruzalemin”
Kemi arritur t’i shkëpusim një intervistë të shkurtër, z. Lulzim Basha, që ndodhet në Belsh. I akuzuar së fundmi për lidhje me rusët, z. Basha paraqet interes të veçantë për opinionin. Më poshtë pyetjet tona dhe përgjigjet e z. Basha:
Z. Basha keni ardhur në Belsh për t’u lidhur me rusët?
Jeni në vete? Ça përrallash janë këto? Ça lidhje ka Belshi këtu? Unë po pushoj.
Po ngaqë në Belsh janë antenat e RTSH-së dhe ka zëra se lehtëson komunikimin me padronët tuaj?
Jeruzalemi kryeqytet i Izraelit, një gabim i Trump në Lindjen e Mesme*
Qëkurse Donald Trump u zgjodh president i SHBA, kam mbajtur shënim vendimet e tij në çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë duke u përpjekur më kot të gjej ndonjë emërues të përbashkët logjike dhe një strategji të organizuar në bazë të perceptimit tërësor hapësinor. Paul Krugman, çmimi Nobel në ekonomi dhe columnist për New York Times, ka dhënë një shpjegim bindës për këtë në shkrimin e tij të javës së kaluar “Injoranca për shekullin e 21”. Shkrimi thellohet në dy drejtime kryesore:
Libri i Wolff: Vendimi për Jeruzalemin, pa asnjë objektiv për paqen në Lindjen e Mesme
Duket se Donald Trump kësaj radhe është gozhduar. Publikimi nga revista “New York” dhe gazeta “The Guardian” i pasazheve të një libri me autor, Michael Ëolff, ka nxjerrë në shesh një president aksidental që duket se është aty ku është falë një mrekullie elektorale dhe financiare që mund të ndodhë vetëm një herë. Wolff që ka punuar 18 muaj për librin me titull: “Zjarr dhe tërbim. Brenda Shtëpisë së Bardhë të Trump”, përcjell aty të dhëna të nxehta nga komunikimet private të Donald Trump me njerëzit e fushatës dhe liderë të ndryshëm.
Asnjë emër, asnjë provë...
Sot ka shkruar për votën e Shqipërisë në OKB për Jeruzalemin edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Nuk është hera e parë këto ditë që z. Berisha flet për këtë çështje, por shkrimi i sotshëm pason një serial konspirativ të opozitës që po kërkon të na bindë vetëm për një gjë: Edi Rama është antiamerikan dhe cenon raportet me SHBA-në.