Jeruzalemi kryeqytet i Izraelit, një gabim i Trump në Lindjen e Mesme*
Qëkurse Donald Trump u zgjodh president i SHBA, kam mbajtur shënim vendimet e tij në çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë duke u përpjekur më kot të gjej ndonjë emërues të përbashkët logjike dhe një strategji të organizuar në bazë të perceptimit tërësor hapësinor. Paul Krugman, çmimi Nobel në ekonomi dhe columnist për New York Times, ka dhënë një shpjegim bindës për këtë në shkrimin e tij të javës së kaluar “Injoranca për shekullin e 21”. Shkrimi thellohet në dy drejtime kryesore:
Së pari, SHBA-të u bënë fuqia më e madhe në botë sepse është një vend imigrantësh dhe kushdo që lufton kundër imigracionit, aktualisht lufton klundër atyre që sollën suksesin e tij.
Së dyti, ka një shumicë mes republikanëve që besojnë se sistemi i arsimit të lartë në SHBA ka një ndikim negative ndaj vendit, duke sjellë si provë se njerëzit me pikëpamje konservative përfaqësohen minimalisht.
Këto dy drejtime analize më ndihmuan të kuptoj pse, kur vjen puna te politika e tij në Lindjen e Mesme dhe konfliktin izraelito-palestinez, Trump është një koleksion vendimesh inkoherente pa lidhje dhe tekash. Këto nuk bazohen mbi një themel solid të dhënash, faktesh dhe vlerësimesh, që do të mundësonin ndërtimin e një strategjie gjithëpërfshirëse dhe të qartë me një shans jot ë vogël për zgjidhje.
Çdo njeri inteligjent duhet ta kuptojë se zgjidhja e dy shteteve është një politikë sigurimi për shtetin e Izraelit, e vetmja mënyrë që ai të shpëtojë nga vetvetja. Kjo është një paradigm që edhe Trump duhet ta kuptojë. Është po ashtu një politikë sigurimi për ekzistencën e Izraelit në Lindjen e Mesme, si një aleat i fortë i SHBA, përballë një fuqizimi të Rusisë, ekspansionizmit Iranian dhe kërcënimit nga terrori islamik.
Zgjidhja me formulën e një shteti – apo çdo “improvizim tjetër i zgjuar” – do ta shkaktonte rënien e Izraelit në politikën e aparteidit, duke u kthyer në një vend që qëllimisht po e dobëson dhe gërryen demokracinë(jo vetëm për shkak të aneksimit, por më tepër për shkak të kapitullimit të judaizmit ultra – orthodhoks) dhe duke u bërë në mënyrë të pashmangshme një barrë më shumë sesa një asset për SHBA-të. Sipas këtij argumenti me nëse(slippery slope), konflikti nuk do të reduktohet. Përkundrazi, do të përftojë përmasa me të vërtetë kërcënuese.
Njohja e Jeruzalemit si kryeqyet, qoftë si ndëshkim apo një përpjekje e Ameriëkës për të sjellë palestinezët në tryezën e bisedimeve, e ndarë nga konteksti i përgjithshëm për një zgjidhje të konfliktit, është një akt jologjik. E njëjta gjë është e vërtetë për vendimin e Trump për të ngrirë pjesë të fondeve që SHBA I jep UNRËA – agjencia e OKB-së për ndihmën e refugjatëve palestinezë. Të dyja këto vendime mund të kishin qenë të drejta – e ndoshta edhe të vlefshme – nëse ato do të kishin qenë pjesë e një plani të përgjithshëm strategjik për paqen, në të cilin progresi përfshin kompromise nga të dyja palët.
Trump nuk mund të humbasë një mundësi suksesi në Lindjen e Mesme: një mundësi për mobilizuar botën sunite me synim nxjerrjen jashtë loje të pakicës Shiite dhe partnerëve rusë të saj. Për ta shfrytëzuar këtë gjë, ne duhet ta neglizhojmë përpjekjen e trashë për të detyruar presidentin palestinez Mahmoud Abbas për t’iu rikthyer negociatave dhe të sjellim qeverinë e Izraelit në tavolinën e bisedimeve bazuar në propozimin e vitit 2003, bërë nga Arabia Saudite dhe Liga Arabe.
Haaretz(https://www.haaretz.com/opinion/.premium-trump-s-dangerous-mistake-in-th...)
*Përkthimi dhe titulli nga ResPublica
Add new comment