Votoi kundër në OKB, por Shqipëria merr pjesë në ceremoninë e hapjes së ambasadës së ShBA në Jeruzalem
Ndonëse votoi pro rezolutës turke në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Tirana zyrtare ka vendosur të mos e bojkotojë ceremoninë e përurimit të ambasadës amerikane në Jeruzalem. Mediat e Izraelit njoftojnë se nga ftesat e dërguara për përfaqësuesit e 86 vendeve të ndryshme, vetëm 33 e kanë pranuar atë, ndërkohë që pjesa më e madhe ka vendosur të bojkotojë.
Mes pjesëmarrësve është edhe Shqipëria, prezenca e së cilës duket se provon se vota në OKB nuk pati ndonjë gjë parimore siç edhe u marketua në vendin tonë, edhe pse vendimi nuk ishte i gabuar. Në aktivitet marrin pjesë edhe Rumania, Republika Çeke dhe Hungaria që kundërshtojnë çdo ndryshim të statusit të Jeruzalemit pa një marrëveshje izraelito - palestineze. Ato duket se kanë thyer edhe një vendim të BE-së, ambasada e të cilit në Izrael ka përsëritur se Unioni mbështet konsensusin ndërkombëtar për Jeruzalemin. Sipas disa mediave izraelite janë këto vende që kanë bllokuar një draft rezolutë të BE-së që do të dënonte vendimin e Trump për qytetin në fjalë.
https://www.timesofisrael.com/ambassadors-from-all-over-the-world-to-fete-us-embassy-move/
Ceremoninë ku do të marrë pjesë kryeministri Netanyahu dhe ku do të flasë edhe ambasadori amerikan në Izrael, Friedman, e kanë bojkotuar vende të tilla kryesore në botë, si Kina, Rusia, Gjermania, India, Kanadaja, Australia dhe Argjentina.
Add new comment