Nga shëndetësia "falas" te gallata falas

Postuar në 20 Shtator, 2017 22:31

E dini çdo të thotë të jesh protagonist i Rilindjes kështu siç e prezanton ajo veten? Do të thotë të jesh shtatzanë përgjatë gjithë kohës. Shtatzanë me premtime dhe mashtrime, pa lindur asnjëherë. Si realizohet ky transaksion komunikativ? Me siguri që vetëm çështje neuronesh nuk është. 

Një rast rrezikon të klasifikohet në këtë kategori, por sigurisht që ka ende punë për të fituar medaljen e meritës, është ai i ministres së Shëndetësisë – shpresojmë që të mos ja kenë ndryshuar emrin ministrisë- Ogerta Manastirliu, e cila edhe pse ka nja ca muaj në këtë detyrë, sot doli e këputi një xhevahir

Këshilli i Ministrave ka vendosur që vërtetimet e pensionit dhe kartën e shëndetit, duke filluar nga kjo javë, qytetarët mund t’i shkarkojnë nëpërmjet portalit elektronik e-Albania. Çdo institucion nuk do të kërkojë më nga qytetarët këto dokumente, por do të dërgohen “online”, duke kursyer sorrollatjet e panevojshme të të gjithë atyre që do të marrin këto shërbime

tha ajo.

Ndërkohë vetë portali qeveritar e albania ka një vit që njofton në faqen e tij se karta e shëndetit merret online. 
https://www.e-albania.al/mobile/default.aspx

Pse vallë ministresha e bëri këtë?

Me këtë deklaratë ajo të kujton Gjinin e filmit Skënderbeu, veçse sikur atij i bëjnë pyetjen: a do ti Ogerta të dalësh në televizor? 
Du-, duket sikur është përgjigja e saj. 

Dhe me vrap e lëshon një mrrokull. Si për ta siguruar kryeministrin që ka ikur në ShBA se e “ke lënë atdheun në duar të sigurta”. 

Meqenëse ministresha na gënjen, se aq di, ose ashtu do, edhe ne kemi të drejtë të spekullojmë. Një arsye është paaftësia, por kjo falet me aq ngarkesë sa kampatur zonja në fjalë. Një tjetër, më e besueshme, është gara mes femrave të qeverisë. Ja, doli zv.kryeministrja Mesi dhe foli për certifikatat. Pse të mos dalë edhe ministresha që “i di mirë këto punë?”

Ministresha me siguri ka dëgjuar ndonjë gjë për vulën elektronike me të cilën pajisen dokumentet dhe e ka ngatërruar me idesë se karta tani do shkarkohet nga portali, ndërkohë që me siguri, paraardhësi i saj, Ilir Beqja, po shfleton albumin e fotografive nga takimet e rastit për këtë çështje. Ky premtoi dhe u angazhua për shëndetësi falas dhe në fakt ja doli, bëri gjithë ato konçesione për një copë bukë. Ogerta nga ana e saj ka marrë përsipër të ofrojë gallatë falas tani që ndjen se ka ardhur momenti i lançimit të saj, siç edhe e thotë fjala e modës për këtë punë. S’mbetet veçse ta urojmë me fjalët e Beqjas: Suksese në Jetë! 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.