Një akademik në drejtorinë e targave dhe patentave!!!
Gazeta “Panorama” raporton se Arben Isaraj, është emëruar së fundmi drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. A duhet të lodhemi për të kuptuar se çfarë përfaqëson në karrierën e zotërisë një drejtori e tillë? Ndoshta jo, ndoshta po. Në zhargonin e përfoljes së politikës, entet që mbarojnë me “transport” zakonisht asociohen me tendera dhe shumë para në qarkullim. Për të qenë malinj deri në fund, ndoshta edhe ky emërim shpjegohet në këtë mënyrë. Nëse lëmë mënjanë humorin, ka edhe një hipotezë tjetër: ndoshta, z. Isaraj është dërguar aty të rilindë sektorin duke bërë spastrimet e duhura nga njerëz të LSI-së.
Në çdo aspekt tjetër, kandidati në fjalë është i huaj për këtë mjedis. Të paktën nëse i besojmë angazhimit të tij publik. Por edhe duke parë cv-në e tij. Ja se çfarë thuhet ndër të tjera në faqen e Ministrisë së Drejtësisë, ku deri më tani Isaraj ushtronte detyrën e zv.ministrit:
Arben Isaraj ka një karrierë të gjatë e të larmishme akademike, administrative dhe politike...Pasi ka kryer studimet e larta për Drejtësi, në vitin 1988-të diplomohet “Jurist”, dhe nga viti 1989-të deri në vitin 2002, ai ka qenë asistent dhe pedagog i lëndëve “Histori e Doktrinës Politike-Juridike” e “Filozofi e së Drejtës” si dhe Zëvendësdekan në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në mbi 10 vjet si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë, ai është specializuar dhe kualifikuar në fushën e mendimit politik e juridik në Angli, Francë, Gjermani, Itali, Belgjikë, Greqi etj, si dhe ka qënë autor e bashkёautor punimesh, artikujsh shkencor si dhe tekstesh universitare mbi të drejtën dhe ligjin. Sot është pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, për lëndën “Etika Profesionale
http://www.drejtesia.gov.al/al/struktura/zevendesministrat/isaraj-arben
Zotëria ka dëshmuar se e zotëron fushën edhe në lëvrimet filozofike të vetat në Facebook, në polemikat e holluara stilistikisht, por edhe në mbajtjen e një profili publik e mediatik serioz. Një akademik që parashutohet në një drejtori si kjo e transporteve ngjan diçka luksoze në një vend ku “punë ka, por mungojnë profesionistët”. Për këtë arsye do të urohej që ky të ishte një fake news, pasi “etika profesionale” do na sugjeronte që një ”jo” ndaj këtij emërimi do ishte shumë më i logjikshëm.
http://www.panorama.com.al/emri-ja-ke-ka-emeruar-rama-drejtor-te-targave...
Comments
Ore ca keni me ket Benin.
Ore ca keni me ket Benin. Eshte goxha cun ore. Te pakten nuk eshte dru si shumica e drejtoreve. Tashi po ndenji edhe pak ne ket soj mocali, do beje edhe ai si bretk se ska ku vete
Add new comment