Kush ka qeverisur në këta katër vjet?
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të biznesit të cilët i ka lëvduar dhe u ka premtuar se ndaj subjekteve të tyre nuk do të ketë më asnjë gjobvë deri sa të bëhet ristrukturimi i inspektoriateve.
Inspektoriatet i kemi mbyllur dhe të rrinë nëpër shtëpira që të lënë njerëzit të marrin frymë. Se realisht janë banda që lëshohen në emër të mjedisit, të mbrojtjes së peshqve, kullotave dhe kujt i bien në qafë? Çdo njeriu që bën një punë, çdo njeriu që merr një kazmë për të bërë punë e shkojnë i thonë: jo këtë, jo muzikë e lartë...Këta duhet të largohen nga qafa e popullit shqiptar. Përveç tatimeve dhe Doganave që vazhdojnë normalisht, edhe vetë është në kazermë dhe lëviz me një leje të posaçme e të kufizuar...
Inspektoriatet nuk do vendosin më asnjë gjobë, asnjë gjobë, deri kur të bëhet ristrukturimi i inspektoriatave që janë banda në emër të mjedisit, peshqve, kullotave dhe ajrit që marrin vetëm lekë, i bien në qafë çdo njeriu që bën një punë, me pretekstin se po ndot, po bën zhurmë. Dhe bum e bum e bum e bum gjoba e mbigjoba…Veç tatimeve dhe doganave që do vazhdojnë normalisht edhe vetë hetimi doganor është në kazermë dhe lëviz vetëm në një leje shumë të detajuar liri-daljeje. Por nëse ju nuk do bëheni palë me ne dhe nuk do e mbroni veten bashkë me ne, po them të ngrini telefonin kur të ndjeheni të ngacmuar. Mos guxojë asnjë ministër që të mos hapi telefonin kur e merr një tatim-pagues i madh, ta dinë që nëse cenojnë një sipërmarrës, ta dinë që fjala shkon në sekondë në zyrën e kryeministrit. Mos t’i pranoni në zyrë kur ju vijnë në zyrë ashtu me bluxhins. Kur të vijnë nxirrini nga zyra, vijnë me shapka dhe mbajnë në presion kompanitë më të mëdha, dhe me ato çantat që nuk kuptohet ça kanë pistoleta, cigare apo bukë me vete!
u shpreh kryeministri.
Problemet me tatimet, doganat dhe inspektoriatet janë ngritur në vijimësi këto katër vite, qoftë nga KLSH-ja, qoftë nga media. Nga ana tjetër, biznesi i madh në Shqipëri nuk cenohet nga ndonjë inspekto veshur me blujeans, por nga drejtorë të preferuar të politikës, që nuk kanë mbushur as të 30-t. Kryeministri duket se sapo ka zbuluar situatën e krijuar nga administrata që vetë ka drejtuar e që deri më dje pretendonte se e kishte reformuar. Duhet thënë se klima e përgjithshme për punë në administratën shtetërore është në rënie. Nuk është më ai entuziazëm dhe dëshirë për t’u përfshirë në punë shteti si më parë, kjo për faktin se prokurimet, për të cilat luftojnë të gjithë, janë përqendruar në një dorë. Po kështu edhe hetimet etj.. Ndaj ky gjyq popullor ndaj administratës nuk nderon askënd, përveçse I rrëshket realitetit të korrupsionit që ka mbërthyer “të gjitha hallkat e qeverisjes”.
Add new comment