Shpipëri Hesapi
"Edi Rama e ka kuptuar..." - del garant Sokol Balla
Sokol Balla ka publikuar sot një opinion në javanews.al që e titullon: Qeveria e re që lind për Krishtlindje.
Ballës, një gazetar që rron profesionalisht për vanitetin, i pëlqejnë frazat që “ngjisin” dhe godasin. Ndaj edhe ky titull krijon idenë se Edi Rama, kryeministri ynë i veçantë, po na bën një dhuratë shpirtërore për Krishtlinjde: një qeveri të re.
Nëse lexon panegjirikun e Ballës, atëherë shkrimi mund të riformulohej në titullin: Edi Rama e ka kuptuar.
Qeverisja e Tiranës, çështje morali. Nga 1 Marsi hiqen stripclub-et
Nga 1 Marsi në Tiranë nuk do të lejohen aktivitetet e klubeve të njohura si stripclub. Me propozim të Erion Veliajt Këshilli Bashkiak vendosi që këto aktivitete të zhvendosen në periferi apo zona të caktuara siç do të bëhet edhe me pikat e basteve.
Po ashtu për këto aktivitete licencën do ta japë bashkia e Tiranës.
"Hapje dosjesh" sipas nevojave të Pushtetit
Protagonist i seancës plenare të kësaj të enjte ishte deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, i cili qëlloi me vezë kryeministrin teksa ky i fundit fliste në foltoren e parlamentit. Incidenti prishi disi humorin e kryeministrit, i cili komentoi nga rubrika “Përgjigjia ime” gjestin e deputetit të PD-së, të cilin e quajti trim koteci.
Të tilla trima ka nga të dyja palët mjafton të kujtosh kapërcimin e Taulant Ballës mbi kordonin e policisë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, kur mandati i kryebashkiakut kalonte nga Edi Rama te Lulzim Basha.
Parodia e një proteste!
Në diskutimin e tij me studentët e Arkitekturës, kryeministri Edi Rama është përballur me një kërkesë pak “të çuditshme”.
Një prej studentëve ka deklaruar se askush prej stduentëve nuk e ka mesataren mbi notën 9 ndaj për këtë arsye duhet parë tarifimi.
Një kërkesë që pranon një problem themelor e që manifestohet si probleme që duhet të trajtohet nga shoqëria.
Është një nga ato kërkesa që e kalon topin te studentët që janë në rrugë për të kërkuar të drejta por pa qenë në gjendje të mbështetin logjikisht pretendime të caktuara.
Sa kate nuk tregon akoma Bodrumi?
Nga dje deri sot ndodhi një incident nga më tipikët, më qesharakët e mundshëm të këtij vendi. Lulëzim Basha, formalisht kryetar i Partisë Demokratike, ishte i ftuar në një emision në “Report Tv”. Aty ai këputi mufkën e radhës: Report Tv sipas tij është i kapur dhe është një lloj ERTV. Më tej ai tha se ka edhe disa ERTV të tjerë.
Abetare sa s'të dua...
Vetting edhe për dëshmorët
Komisioni i Sigurisë shqyrtoi dje në parim projektligjin për Statusin e Dëshmorit të Atdheut, gjatë një mbledhjeje kur u kërkua që në ligj të përcaktohet një mekanizëm për rishqyrtimin e titujve të këtij statusi, dhënë gjatë këtyre viteve. Kjo është një kërkesë e Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve sipas së cilës duhet vepruar kundër titujve të dhënë me dokumente false.
Fotolajm/Qoftet e Lali Erit rivalizojnë protestën
Sali Berisha në sulm/Protestë e Xanun...
Sali Berisha ka zënë pusinë. Ai do të grabisë karvanin e protestuesve duke bërë atë rol që e nisi në vitin 1991. I pamësuar që loja politike të dalë përtej gardhit PS-PD, pra përtej Tij dhe një tjetri përballë, Sali Berisha po rend sot drejt turpit të prishjes së një proteste të cilën ai duhet ta përshëndeste në mënyrë të sinqertë, pavarësisht se nëse brenda saj ka përzierje ideologjish.