Vetting edhe për dëshmorët

Postuar në 13 Dhjetor, 2018 13:21

Komisioni i Sigurisë shqyrtoi dje në parim projektligjin për Statusin e Dëshmorit të Atdheut, gjatë një mbledhjeje kur u kërkua që në ligj të përcaktohet një mekanizëm për rishqyrtimin e titujve të këtij statusi, dhënë gjatë këtyre viteve. Kjo është një kërkesë e Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve sipas së cilës duhet vepruar kundër titujve të dhënë me dokumente false.

Unë do të doja t'i orientoja të gjithë anëtarët e komisionit në ato pika që do të përbëjnë diskutim për ne. Konkretisht, Organizata Kombëtare e Dëshmorëve të Atdheut ka kërkuar që si subjekt i këtij ligji të njihet edhe organizata në fjalë. Për arsyen e vetme, sepse janë organizatë kombëtare e strukturat në degë në të gjithë Shqipërinë. Normalisht, pjesë e saj, edhe me njohjet që kemi nga terreni, janë pothuajse të gjithë pasardhësit e dëshmorëve. Po kështu, është kërkuar një mundësi që për të gjithë ata që u është njohur statusi mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara, të mund të hiqet. Edhe kjo është një pikë e rëndësishme që ne ta diskutojmë sepse, për hir të së vërtetës, gjatë gjithë këtyre viteve, kanë ndodhur edhe çudi të këtij lloji që bashkëpunëtorë të nazi-fashistëve na kanë dalë që kanë qenë pjesëmarrës të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Edhe ky është një tjetër moment ku ne mund të reflektojmë

tha Kryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj.

Teksa shumica, konkretisht Ministria e Mbrojtjes vendos këtë kriter të ri, nga ana tjetër me ligj parashikon që të zgjerojë bazën e përfituesve.

Ligji, për hir të së vërtetës, reflekton shumë nga këto momente që fillojnë që nga vlerësimi i parë se kush do të njihet dëshmor i atdheut, dhe dëshmorë të atdheut nuk do të jenë vetëm ata që kanë luftuar dhe që kanë dhënë jetën për pavarësinë dhe për lirinë e këtij vendit, por edhe ata që për interesa të tjera kombëtare ose interesa më të lartë publikë janë vetësakrifikuar

tha ajo.

Mirëpo këto vite ne kemi parë se të gjithë të rënët në detyrë shpallen dëshmorë. Edhe nga radhët e policisë p.sh, dhe kjo pa u mbyllur më parë hetimet për arsyet e ngjarjeve të caktuara. Ligji parashkruan mundësi abuzimi ndëkohë që qeveria pretendon të zbardhë të vërtetën e dëshmorëve falsë. Dhe më tej akoma, nuk sqarohet ende sa është numri i përfituesve aktualë çështje kjo që lidhet me numrin e dëshmorëve të LIIB për të cilin ka shumë debate nëse është 28000 apo jo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.