Shpipëri Hesapi

Disa paqartësi mbeten të përjetshme

Postuar në 10 Nëntor, 2023 14:45

1990

Lidhur me këtë pluralizmin që shtruat këtu, unë nuk e kam të qartë nga ana juridike statusin e pluralizmit.

Ose më mirë. Ç’kuptohet me këtë fjalë te ne?

2023

Byreku i Lulzim Bashës në Fushë-Krujë

Postuar në 03 Nëntor, 2023 16:44

Në investigim i BBC mbi financimet ruse përmendi Lulzim Bashën si një prej politikanëve të sponsorizuar nga kompani offshore të lidhura me Kremlinin, duke sjellë në vëmendje 500 mijë dollarë të paguara në  fushatën zgjedhore të vitit 2017 për një foto me Presidentin Donald Trump. Vetë Basha nuk ka bërë ende asnjë koment mbi këtë publikim, ndërsa nga selia e partisë së tij deputeti Arbi Agalliu foli për pamundësinë e pensionistëve për të blerë një kavanoz me kos.

Nis turi i drekave me mish nga njëri cep në tjetrin. Buxheti do diskutohet me Popullin

Postuar në 02 Nëntor, 2023 19:13

Pas qeverisë, stafetën e marrin bashkitë. Edhe ato do të diskutojë me popullin projektbuxhetin e ri të vitit 2024. Bashkia Sarandë ta zëmë e ka ndarë popullin në grupe interesi me të cilët do të bëjë takime për të folur për taksat lokale e kështu me radhë. Edi Rama model politik dhe referimi!!! Ndodhi edhe kjo në Zululandin tonë. Njësoj si me ligjin për legalizimin e kanabisit, z. Rama ushtron mekanizmin e referendumit faktik për të kaluar projekte që do t’i kalojë vetë e për të eliminuar çdo zhurmë.

Kush do të kuptojë Mesjetën e Arbrit, i mjafton sherri i fundit në Kep të Rodonit

Postuar në 30 Tetor, 2023 12:09

Kush ka harxhuar kohën e tij kot duke lexuar punime mbi Mesjetën e Shqipërisë ka ndeshur me siguri problemin e shfaqjes në histori të bujarëve arbër, që mandej u bënë fisnikë, morën tituj, e shpikën vula, zgjeruan pronat e kështu me radhë. Nga dolën këta befas në kronika? Ku kishin qenë më parë dhe pse nuk ka më të dhëna përtej burimeve bizantine? Pyetje që patjetër lidhen me autoktoninë, këtë dashuri tonë të përjetshme, këtë llotari të pazhbëshme të ekspansionit tonë imagjinar.

Samit Party në Tiranë

Postuar në 16 Tetor, 2023 19:36

Një pjesë e madhe e shqiptarëve kanë një talent të rrallë: dinë të shpërfytyrohen sepse në të vërtetë ashtu dinë. Zakoni shqiptar i vlerësimit të Mikut - edhe ai i shkruar - ka kaluar dora-dorës në një lloj adhurimi kompleksiv që nuk mund të lërë shije të mirë, madje as të kuptohet mirë nga kushdo që e sheh, apo përjeton si shfaqje të Tjetrit.

Një Belul i papërsëritshëm në krye

Postuar në 12 Tetor, 2023 12:32

Ka dalë sot në Parlament, në një shfaqje personale të sukseseve imagjinare kryeministri i Shqipërisë. E gjithë bota shqiptare, ajo politike, nuk e kupton këtë njeri. Vizionin e tij. Është politika e tij e madhe që ka lënë në hije katundarinë e Ballkanit, janë hapat prej gjigandi që e bëjnë të pakapshëm këtë njeri të rrallë të lindur në tokën e Facebook. Përtej gjyqit personal që i bëri botës dhe kohës ku jetojmë, ky Belul i papërsëritshëm i Shqipërisë Politike ka deklaruar ndër të tjera se ai vetë, madje vetëm Ai, i ka dhënë Shqipërisë një dinjiitet që se ka patur kurrë.

Presidenti del në televizor

Postuar në 11 Tetor, 2023 23:58

Presidenti i Republikës ka folur ekskluzivisht për Radio Televizionin Shqiptar. Kështu thuhet në një lajm të publikuar në faqen e këtij institucioni. Çfarë ka thënë ekskluzvisht Bajram Begaj? 

Në thelb Asgjë. Vetëm i Samiti mbahet më 16 tetor dhe se ai është i rëndësishëm. Kushdo mund ta lexojë e dëgjojë vetë. Presidentin. Pse doli pra z. Begaj?

Çfarë je? Përgjigjen e jep "shteti"

Postuar në 11 Tetor, 2023 13:41

Censusi po zhvillohet dhe befas njeriu kupton se numri i shqiptarëve ka rëndësi ndërkombëtare, historiografike, studimore etj. Dhe ka rëndësi pavarësisht se çfarë shqiptarësh jemi, se nga vijmë e ku shkojmë, çfarë bëjmë e kështu me radhë. Jo, ka rëndësi çfarë shënon në letër ai që vjen e të pyet: çfarë je?

Ka rëndësi jo për ne, jo për qytetarët dhe jetën e tyre. Ka rëndësi për matrapazët e marifeteve, të sazeve patriotike dhe profesionistëve të nacionalizmit.

Neutraliteti "i çuditshëm" i Shqipërisë në krizën e Kosovës

Postuar në 01 Tetor, 2023 21:20

Në krizën e tanishme mes Serbisë – dështimit te saj dhe Kosovës ka shumë dramacite dhe tension. Por turpi i takon Shqipërisë zyrtare. 

Askush nuk e kupton dot politikën e saj të jashtme në këtë pikë: linjëzim me BE-në thotë kryeministri që po bën çmos që deklarimet t’i ketë përherë me Kosovën objekt akuze. Dhe bashkëpërgjegjësie. 

Universiteti i Tiranës kap fundin, bie me 200 vende në renditje

Postuar në 29 Shtator, 2023 17:48

Lajmi kryesor sot duhet të ishte renditja e universiteteve shqiptare nga Times Higher Education World University Rankings, Universiteti i Tiranës rezulton të jetë në vendin e 677 nga 688 universitete të Europës Jugore të marra në shqyrtim. Rënia krahasuar me vitin 2021 është me 200 vende.

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi