Universiteti i Tiranës kap fundin, bie me 200 vende në renditje
Lajmi kryesor sot duhet të ishte renditja e universiteteve shqiptare nga Times Higher Education World University Rankings, Universiteti i Tiranës rezulton të jetë në vendin e 677 nga 688 universitete të Europës Jugore të marra në shqyrtim. Rënia krahasuar me vitin 2021 është me 200 vende.
Nuk ka tregues më të vërtetë për të kapur thellësinë e krizës së shumëannshme të këtij vendi. Matja ka evidentuar atë që me intuitë e themi të gjithë: në Shqipëri nuk ka shkollë. Dhe e mira e këtij dështimi është se shkolla nuk korrektohet me fasadë. As me numër godinash.
Rënia me 200 vende nuk mund të jetë lajthitje, është gjykimi i një enti që merr disa kritere për bazë. Sheh këtë renditje dhe të kujtohet përshëndetja që iu bë Elvis Kushit kur la detyrën, me çfarë fjalësh u përcoll zonja nga detyra.
Po problemet me tekstet që nuk mbarojnë, që nga abetarja e më lart. Një investim i vetëdijshëm që të na çojë në destinacionin e idiotëve pasi e kemi lënë pas stacionin e analfabetit funksionak. Me siguri do dalë tani gaztori i Tiranës e të arsyetojë diçka për këtë arritje që e fut në histori.
Add new comment