Shpipëri Hesapi
7 muaj paraburgim me "reformën historike"/Të kesh dy bythë, një ta mbash e një ta çash
Gjyakata e Posaçme Antikorrupsion vendosi sot të shtyjë sërish gjykimin e Fredi Belerit duke njoftuar se seanca e radhës do të jetë në datën 11 dhjetor. Absurdi tashmë po arrin kulmin: një njeri që filmohet dhe arrestohet në flagrancë siç u tha për blerje votash nuk gjykohet nga asnjë gjykatë.
Shtatë muaj në paraburgim janë një e dhënë e mirë për Belerin që pavarësisht se çfarë ndodh të kërkojë dëmshpërblim në Strasburg duke provuar shkeljen e të drejtave të njeriut.
Mos hidhni plehra o Plehra!
Bashkia e Tiranës nuk e pastron qytetin. Kjo dihet. Duket. Është fakt. Tirana është një qytet pocaqi që nuk ka lidhje me Europën së cilës pretendon se i përket dhe madje edhe ka marrë çmim. Në Tiranë të gjithë qarkullojnë sipas midesë, ndalojnë ku duan e ku munden dhe është thuajse e pamundur që ta zëmë për rrëmujën që provokojnë këmbësorët, t’i kërkosh llogari vetëm policisë.
Disa paqartësi mbeten të përjetshme
Byreku i Lulzim Bashës në Fushë-Krujë
Në investigim i BBC mbi financimet ruse përmendi Lulzim Bashën si një prej politikanëve të sponsorizuar nga kompani offshore të lidhura me Kremlinin, duke sjellë në vëmendje 500 mijë dollarë të paguara në fushatën zgjedhore të vitit 2017 për një foto me Presidentin Donald Trump. Vetë Basha nuk ka bërë ende asnjë koment mbi këtë publikim, ndërsa nga selia e partisë së tij deputeti Arbi Agalliu foli për pamundësinë e pensionistëve për të blerë një kavanoz me kos.
Nis turi i drekave me mish nga njëri cep në tjetrin. Buxheti do diskutohet me Popullin
Pas qeverisë, stafetën e marrin bashkitë. Edhe ato do të diskutojë me popullin projektbuxhetin e ri të vitit 2024. Bashkia Sarandë ta zëmë e ka ndarë popullin në grupe interesi me të cilët do të bëjë takime për të folur për taksat lokale e kështu me radhë. Edi Rama model politik dhe referimi!!! Ndodhi edhe kjo në Zululandin tonë. Njësoj si me ligjin për legalizimin e kanabisit, z. Rama ushtron mekanizmin e referendumit faktik për të kaluar projekte që do t’i kalojë vetë e për të eliminuar çdo zhurmë.
Kush do të kuptojë Mesjetën e Arbrit, i mjafton sherri i fundit në Kep të Rodonit
Kush ka harxhuar kohën e tij kot duke lexuar punime mbi Mesjetën e Shqipërisë ka ndeshur me siguri problemin e shfaqjes në histori të bujarëve arbër, që mandej u bënë fisnikë, morën tituj, e shpikën vula, zgjeruan pronat e kështu me radhë. Nga dolën këta befas në kronika? Ku kishin qenë më parë dhe pse nuk ka më të dhëna përtej burimeve bizantine? Pyetje që patjetër lidhen me autoktoninë, këtë dashuri tonë të përjetshme, këtë llotari të pazhbëshme të ekspansionit tonë imagjinar.
Samit Party në Tiranë
Një pjesë e madhe e shqiptarëve kanë një talent të rrallë: dinë të shpërfytyrohen sepse në të vërtetë ashtu dinë. Zakoni shqiptar i vlerësimit të Mikut - edhe ai i shkruar - ka kaluar dora-dorës në një lloj adhurimi kompleksiv që nuk mund të lërë shije të mirë, madje as të kuptohet mirë nga kushdo që e sheh, apo përjeton si shfaqje të Tjetrit.
Një Belul i papërsëritshëm në krye
Ka dalë sot në Parlament, në një shfaqje personale të sukseseve imagjinare kryeministri i Shqipërisë. E gjithë bota shqiptare, ajo politike, nuk e kupton këtë njeri. Vizionin e tij. Është politika e tij e madhe që ka lënë në hije katundarinë e Ballkanit, janë hapat prej gjigandi që e bëjnë të pakapshëm këtë njeri të rrallë të lindur në tokën e Facebook. Përtej gjyqit personal që i bëri botës dhe kohës ku jetojmë, ky Belul i papërsëritshëm i Shqipërisë Politike ka deklaruar ndër të tjera se ai vetë, madje vetëm Ai, i ka dhënë Shqipërisë një dinjiitet që se ka patur kurrë.
Presidenti del në televizor
Presidenti i Republikës ka folur ekskluzivisht për Radio Televizionin Shqiptar. Kështu thuhet në një lajm të publikuar në faqen e këtij institucioni. Çfarë ka thënë ekskluzvisht Bajram Begaj?
Në thelb Asgjë. Vetëm i Samiti mbahet më 16 tetor dhe se ai është i rëndësishëm. Kushdo mund ta lexojë e dëgjojë vetë. Presidentin. Pse doli pra z. Begaj?
Çfarë je? Përgjigjen e jep "shteti"
Censusi po zhvillohet dhe befas njeriu kupton se numri i shqiptarëve ka rëndësi ndërkombëtare, historiografike, studimore etj. Dhe ka rëndësi pavarësisht se çfarë shqiptarësh jemi, se nga vijmë e ku shkojmë, çfarë bëjmë e kështu me radhë. Jo, ka rëndësi çfarë shënon në letër ai që vjen e të pyet: çfarë je?
Ka rëndësi jo për ne, jo për qytetarët dhe jetën e tyre. Ka rëndësi për matrapazët e marifeteve, të sazeve patriotike dhe profesionistëve të nacionalizmit.