Zgjojeni nga deliri! Leksione Europës nga dikush që qeveris një vend ku uji vjen me orar

Postuar në 22 Janar, 2024 14:31

kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur në Samitin rajonal të Shkupit duke dhënë leksione si Bashkimit Europian se çfarë duhet të bëjë për integrimin, ashtu edhe ministrave të Ballkanit kur negociojnë me njëri-tjetrin.

Duhet të jenë daltonikë për historinë. Duhet të harroni cila ngjyrë është flamuri i vendeve tona. Flamuri më i rëndësishëm duhet të jetë flamuri i BE-së. Duhet të ulen dhe teknikisht të diskutojnë detajet që ta realizojmë këtë. Por, ministrat duhet ta harrojnë historinë, ngjyrat dhe të mbajnë mend se kemi vetëm një ngjyrë, ngjyra e flamurit të BE-së, nëse duam ta realizojmë këtë dhe nuk duam ta humbim këtë mundësi

citohet ai.

E çuditshme megjithatë kur kujton sesi i njëjti njeri kërkonte që Shqipëria të ndahej nga Maqedonia vite më parë, për të mos u penalizuar, ndërkohë që sot si një europian i thekur deklaron se nuk duhet të ketë as flamuj përfaqësues.

Dikush duhet ta zgjojë nga deliri këtë zotëri, që mendon se sot Bashkimi Europian ka deficit europianësh dhe këtë defiçit do të plotësojë ky europiani i sapoftilluar, që pasi dështoi të shpallej bababi i kombit shqiptar në Ballkan, me mrrokullat e lëvizjeve të veta, po kërkon tani rolin e një vizionari që ke qejf ta dëgjosh. Dhe ky dikush drejton një vend ku uji vjen me orar.

Comments

Submitted by Lexues i Rregullt (not verified) on

"Zgjojeni" jo "Zgjoheni"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.