Mirësevjen dhe marrsh nga ditët e politikës Toni!

Postuar në 14 Shkurt, 2024 14:23

Në Tiranë vjen Anthony Blinken. Do takojë shtetasin Barjam Begaj që punon si president i Republikës, pastaj Edi Ramën, që është edhe president edhe kryeministër.

Zoti Blinken është një diplomat, sekretar Shteti që do të qëndrojë në Tiranë pak orë në atë që është një vizitë kortezie dhe jo pune. Nuk njoftohet deri më tani asgjë që të mund ta bëjë Tiranën një destinacion të posaçëm dhe as që pas vizitës të ketë ndonjë gjë historike. Edhe pse vizita ka rëndësinë e vet.

Në këto kushte, cili është atëherë kuptimi i një banderole servilzmi në fasadën e korpusit universitar? Kuptimi është vetëm një: nevoja e një pushteti për të afishuar lidhje preferenciale të SHBA, në kushtet e një anarkie akuzash dhe problemesh politike që vënë në pikëpyetje legjtimitetin e një qeverie.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

A ka vene ne plan te mbjelle ndonje peme miqesie ne Parkun Rinia, dhe nëse po me cilin do ta beje me Edvinin apo me lali Erin?

Submitted by Nje qytetar obj... (not verified) on

Deri me tashti vetem Toni dhe Papa e kane patur banderolen ne krye te Universit -etit.
Zoti e bekofte Ameriken qe na jep drite e shprese, qe na ndihmon ne luften kundra korrupsionit. Pa Ameriken ne do te ishim asgje.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Te lumte goja qytetar! Rrofte Amerikaaaaa! Parti-Enver jemi gati kurdoher! Parti- E... Oh, me fal se e ngaterrova!.. Parti-Edi Rama, si ty s'ka ba nana!

Submitted by X (not verified) on

Me mire ate banderole ta kishin vendosur tek selia e partise Socialiste! Meqenese Blinken nuk po na e takon as Lul Bashen!

Submitted by xxl (not verified) on

eshte kryeminister i korruptuar,autokrat dhe pa vato per te mbajtur pushtetin.Ka kriminalizuar shtetin dhe ble votat.Perfiton nga fakti qe jemi popull pa ze.
eshte lehtesisht i manipulueshem nga cdo fuqi e huaj qe e mbeshtet per te qendruar ne pushtet.
le te thote dikush se cfare u ka kundershtuar amerikaneve ne favor te interesave te shtetit shqiptar
jemi poipull legen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.