Shkenca

Hipoteza e re për Oumuamua: Akullnajë hidrogjeni

Postuar në 31 Maj, 2020 14:19

Çfarë është Oumuamua? Identiteti i parë i sigurtë që ky objekt ka marrë është ai i objektit të parë ndëryjor që është gjurmuar të ketë hyrë në sistemin tonë diellor. Që nga viti 2017 kur edhe u konstatua vizita e tij, objekti në fjalë është studiuar gjerësisht dhe teoritë për të variojnë nga një pjesë komete te një anije hapësinore aliene.

Po vdesin masivisht lakuriqët. Një lajm i vjetër që ushqen panik

Postuar në 30 Maj, 2020 14:25

Në Indi raportohet një numër i madh lakuriqësh të vdekur në një kohë shumë të shkurtër dhe një gjë e tillë është përcjellë me panik në mediat sociale. Në Gorakhpur u regjistrua vdekja e 52 lakuriqëve brenda 60 minutave duke nxitur ide nga më të ndryshmet për atë që mund të jetë duke ndodhur.

Jep rezultate shumë optimiste trajtimi me qeliza staminale i sklerozës së shumëfishtë

Postuar në 26 Maj, 2020 14:02

Academia Pontifikale për Jetën në Vatikan së bashku me Shoqatën “Revert Onlus” dhe Fondacionin “Lehtësimi i Dhimbjes në San Giovanni Rodondo” kanë njoftuar përfundimin me sukses të një eksperimenti dy vjeçar me pacientë të prekur nga skelorza e shumëfishtë progresive. Eksperimenti ka përfunduar më 20 maj dhe konsistonte në transplantin e qelizave staminale cerebrale në 15 pacientë të prekur nga kjo sëmundje shumë e rëndë dhe debilizuese dhe ka rezultuar me sukses. Organizatorët njoftojnë se te pacientët nuk janë vënë re efekte anësore në fazën post-operatore, ndërkohë që monitorimi për të g

Shkencëtarët izraelitë deklarojnë se vaksina e tuberkulozit nuk jep mbrojtje ndaj CoVid-19

Postuar në 21 Maj, 2020 12:28

Shkencëtarë nga universiteti i TelAvivit në Izrael deklarojnë se vaksina kundër tuberkulozit – BCG – nuk jep mbrojtje ndaj koronavirusit. Studimi prete ende të kalojë redaktimin shkencor, por ai është publikuar në revistën e Bashkimit Amerikan Mjekësor.

Ndahet nga jeta akademiku Gudar Beqiraj

Postuar në 11 Maj, 2020 13:16

Është ndarë sot nga jeta në moshën 72 vjeçare akademiku Gudar Beqiraj.

Familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë, Akademia e Shkencave kolegun dhe akademikun e përkushtuar, dhe ne mikun tonë zemërgjerë, si AI!

shkruan në një deklaratë Akademia e Shkencave.

Beqiraj në vitin 2017, për pak kohë ishte në krye të Akademisë së Shkencave, por pas një takimi të zhvilluar me presidentin Ilir Meta vendosi të dorëhiqej nga posti. 

1000 vjet dritë larg/Zbulohet vrima e zezë më afërt me Tokën

Postuar në 06 Maj, 2020 17:48

Një ekip astronomësh nga Observatori Jugor Europian kanë zbuluar një vrimë të zezë që ndodhet vetëm 1000 vjet dritë larg Tokës. 

Sipas shkencëtarëve në fjalë vrima e zezë është më e afërta me sistemin tonë diellor dhe është pjesë e një sistemi të trefishtë që mund të shihet me sy të lirë.  

Ekipi në fjalë e identifikoi objektin në fjalë duke gjurmuar dy yjet shoqërues të tij dhe një ide fillestare është se pas këtij sistemi mund të fshiehn vrima të tjera të zeza. 

CoVid -19 nuk u transmetua nga lakuriqët

Postuar në 27 Prill, 2020 22:45

 

Le ta nisim nga çështja më e debatuar: Nuk na e sollën lakuriqët e natës koronavirusin e fundit. As edhe kushërinjtë famëkeq të koronavirusit, Sars-1 apo MERS apo edhe virusi i Ebolas nuk transmetohen nga lakuriqi te njeriu. Çfarë ka ndodhur pra? 

Shkencëtarët rusë njoftojnë nisjen e eksperimenteve mbi neutrinon në centralin bërthamor të Novovoronezhit

Postuar në 10 Prill, 2020 02:31

Shkëncëtarë rusë të Institutit të Kërkimeve Bërthamore, Dubna, kanë njoftuar se do të nisin së shpejti disa eksperimente mbi vetitë e neutrinos në bllokun 6 të centralit bërthamor të Novovornezhit.

Zbulohet Ikaria wariootia, paraardhësja e të gjitha kafshëve

Postuar në 24 Mars, 2020 16:23

Ikaria wariootia, kështu quhet ajo që shkencëtarët e shpallin si paraardhëse të të gjitha kafshëve, përfshirë njeriun. Krijesa duket si një krimb dhe konsiderohet bilateriani i parë, pra krijesa e parë me dy anë simetrike, një pjesë të parme dhe të pasme, një fillim dhe fund të lidhur nga një zorrë.

Gjermani, një vaksinë antituberkulare për të luftuar Co Vid 19

Postuar në 23 Mars, 2020 22:23

Një vaksinë kundër tuberkulozit do të testohet në Gjermani në të moshuar dhe personelin mjekësor, dy kontigjentet më të ekspozuara nga prekja e Co Vid 19.

Vaksina bazë që do të përdoret quhet BCG, e zhvilluar në filllim të shekullit të 20-të dhe që sipas testimeve ka rezultuar se jep efekt jo vetëm kundër tubverkulozit, por edhe kundër infeksioneve virale të traktit respirator.

Pages

Subscribe to RSS - Shkenca