Gjermani, një vaksinë antituberkulare për të luftuar Co Vid 19
Një vaksinë kundër tuberkulozit do të testohet në Gjermani në të moshuar dhe personelin mjekësor, dy kontigjentet më të ekspozuara nga prekja e Co Vid 19.
Vaksina bazë që do të përdoret quhet BCG, e zhvilluar në filllim të shekullit të 20-të dhe që sipas testimeve ka rezultuar se jep efekt jo vetëm kundër tubverkulozit, por edhe kundër infeksioneve virale të traktit respirator.
Vaksina e re që bazohet në këtë njësi, zhvillohet nga grupi Stefan H.E. Kaufmann dhe quhet VPM1002, ndërkohë që edhe vaksinimi me BCG ka treguar te minjtë se rrit rezistencën dhe imunitetin ndaj infeksioneve virale.
VPM1002 përmban bakterin e dobësuar të tuberkulozit i modifikuar në mënyrë të tillë që të njihet më mirë nga qelizat imunitare.
Thuhet se vaksina në fjalë është gati në mesin e këtij viti dhe ajo është një masë ndihmëse për sistemet shëndetësore derisa të prodhohet një vaksinë e posaçme kundër Co Vid 19. Kompania deklaron se mund të prodhojë përmes metodave të reja miliona njësi në shumë pak kohë.
Add new comment