Shkenca
Dëgjimi, shqisa që i “dorëzohet” e fundit vdekjes
Edhe kur jemi në fund të jetës dhe nuk u përgjigjemi më stimujve të jashtëm, truri ynë vazhdon të dëgjojë fjalët dhe tingujt që vijnë nga jashtë. Dëgjimi është në të vërtetë i fundit nga pesë shqisat që i dorëzohet vdekjes.
Një plan për shpjegimin e natyrës së Planetit të Nëntë
Shkencëtarët e universitetit të Harvardit në SHBA kanë zhvilluar një metodë të re për identifikimin e vrmave të zeza jashtë sistemit tonë diellor duke paralajmëruar se përmes saj do të përkufizohet qartë dhe përfundimisht edhe natyra e të ashtuquajturit Planeti i Nëntë. Në një studim të publikuar në “The Astrophysical Journal Letters” vihet në dukje se vëzhgimi i flakëve të zgjerimit – veti e vrimave të zeza – do të jepte një provë se Planeti i Nëntë është në fakt një vrimë e zezë në kufi me sistemin tonë diellor. Kjo metodë presupozon kapjen e këtyre lloj rrezeve drite që shfaqen nga impak
Megavullkani i Alaskës që i dha goditjen përfundimtare Republikës Romake
Për shekuj me radhë, hija e një vullkani ka qëndruar mbi rënien e Republikës Romake. Historianët e lashtë flasin për zhdukjen e mistershme të Diellit pas vrasjes së Jul Çezarit në vitin 44 para Krishtit, që u pasua nga një peridhë moti të ftohtë dhe pa prodhim bujqësor. Tani, një ekip shkencëtarësh dhe historianësh ka zbuluar se një nga shpërthimet më të mëdha të njohura në histori ishte ai i vitit 43 para Krishtit — çka potencialisht çoi në dy vjet mot të pazakontë dhe uri, ndërsa republika u shpërbë dhe mori formë perandoria.
Zbulim arkeologjik monumental pranë Stonhenge në Britaninë e Madhe
Arkeologët në Britaninë e Madhe deklarojnë se kanë zbuluar strukturën më të madhe neolitike në vend, e cila ndodhet pranë Stonhenge, një prej strukturave më të njohura arkeologjike në botë.
Kompleksi në fjalë konsiston në një rreth të krijuar nga vendosja e kolonave të ngulura thellë në tokë që shkon në 2 km në diametër. Sipas arkeologëve kompleksi në fjalë kishte për synim orientimin e njerëzve që shkonin drejt Mureve Durrington, një zonë që konsiderohej e shenjtë që ndodhet saktësisht në qendër të rrethit.
Bisha e fjetur. Vullkanet e Napolit
Zhdukja permiano-triasike u provokua nga djegia e vazhdueshme e qymyrit
Djegia në sasi të mëdha dhe në mënyrë të vazhdueshme e qymyrit në Siberi është përgjegjëse për zhdukjen më të madhe masive të provuar në historinë e planetit tonë. Shkencëtarë nga universiteti i Arizonës pretendojnë se kanë provuar se zhdukja permo-triasike u provokua nga djegia e qymyrit dhe pasojat e saj.
Misteri i CoVid-19, disa njerëz kanë kujtesë imunitare edhe pse infektohen për herë të parë
Aleksandra Walczak, mjeke në École Normale Supérieure në Paris shprehet në një intervistë për Horizon Magazine se përgjigja e diferencuar që disa njerëz kanë ndaj CoVid-19 në raport me të tjerë është një nga pikëpyetjet më të mëdha të mjekësisë në menaxhimin e epidemisë.
Preferenca e vezës së një femre jo përherë përputhet me zgjedhjen e partnerit prej saj
Veza njerëzore përdor sinjalizues kimikë për të të tërhequr spermën. Dhe madje për zgjedhur spermatozoidin e fekondimit. Një studim i universitetit të Stokholmit dhe Mançesterit tregon se vezët e ndryshme të femrës tërheqin jo vetëm spermën e partnerit, por të meshujve të ndryshëm. Kjo mund të quhet si një lloj afërie kimike mes dy individëve. Studimi në fjalë tregon se përzgjedhja e partnerit mes njerëzve vazhdon edhe pas fekondimit, pra pasi veza ka zgjedhur spermën e dikujt.
Londër, dhelprat japin shenjat e para të zbutjes
Dhelprat po evoluojnë drejt kthimit në kafshë shtëpiake. Këtë konkluzion nxjerr një studim i publikuar Proceedings of the Royal Society B sipas të cilit në Londër po vihet re një dallim mes aspekteve kraniometrike të dhelprave të fshatit dhe aty që jetojnë afër qyteteve.
Aguada Fénix, zbulohet struktura më e vjetër dhe më e madhe maja në Meksikë
Pamje të reja ajrore mbi Meksikë kanë hedhur dritë mbi fillimet e qytetërimit Maja, i dalluar në rendin e kulturave me piramidat e veta. Qytetërimi Mesoamerikan ka lënë shenjën e vet të pangatërrueshme në historinë e njeriut, por përpara tij, majat kanë ndërtuar hapësira ceremonial të tjera, ndoshta më pak imponente, e megjithatë po aq domethënëse. Në Tobasco të Meksikës janë zbuluar strukura të gjata 1.4 km, me lartësi 15 m që datojnë 1000 vjet deri në 800 vjet para Krishtit.