Zbulim arkeologjik monumental pranë Stonhenge në Britaninë e Madhe
Arkeologët në Britaninë e Madhe deklarojnë se kanë zbuluar strukturën më të madhe neolitike në vend, e cila ndodhet pranë Stonhenge, një prej strukturave më të njohura arkeologjike në botë.
Kompleksi në fjalë konsiston në një rreth të krijuar nga vendosja e kolonave të ngulura thellë në tokë që shkon në 2 km në diametër. Sipas arkeologëve kompleksi në fjalë kishte për synim orientimin e njerëzve që shkonin drejt Mureve Durrington, një zonë që konsiderohej e shenjtë që ndodhet saktësisht në qendër të rrethit.
Kjo është një gjetje e paprecedentë me domethënie të madhe në Britaninë e Madhe
shprehet prof. Vincent Gaffney që ka udhëhequr gërmimet.
Sipas kërkuesve struktura në fjalë, e vjetër 4500 vjet, konfirmon se komunitetet njerëzore që banonin asokohe në Britaninë e Madhe që ishin fermerë, kishin mësuar të numëronin. Kolonat janë 10 m në diametër, të ngulura 5 m thellë në tokë, një ilustrim i qartë i dëshirës së njerëzve të neolitit për të regjistruar besimet e tyre kozmogonike.
Stonehenge ka një lidhje të qartë me stinët dhe kalimin e kohës përmes solsticit të verës. Por me Kollonat e Duringtonit, nuk kemi të bëjmë me kalimin e kohës, por me kufizimin me një rreth kollonash që ka një domethënie kozmonike
shton Daffney.
Add new comment