Preferenca e vezës së një femre jo përherë përputhet me zgjedhjen e partnerit prej saj

Postuar në 10 Qershor, 2020 12:39

Veza njerëzore përdor sinjalizues kimikë për të të tërhequr spermën. Dhe madje për zgjedhur spermatozoidin e fekondimit. Një studim i universitetit të Stokholmit dhe Mançesterit tregon se vezët e ndryshme të femrës tërheqin jo vetëm spermën e partnerit, por të meshujve të ndryshëm. Kjo mund të quhet si një lloj afërie kimike mes dy individëve. Studimi në fjalë tregon se përzgjedhja e partnerit mes njerëzve vazhdon edhe pas fekondimit, pra pasi veza ka zgjedhur spermën e dikujt. Ky proces ka shumë rëndësi për të kuptuar afinitetin kimik nëse mund të shprehemi kështu që jodomosdoshmërisht relatohet drejt me afinitetin personal.

Vezët njerëzore lëshojnë kimikate të quajtura kimotërheqës dhe tërheqin spermën te vezët e pafertilizuara. Ne donim të dinim nëse vezët i përdorin këto sinjale kimike për të zgjedhur se cilën spermë tërheqin. Kimotërheqësit ndodhen në lënugun folikular që qarkon vezën. Dhe u vu re se lëngu folikular nga njëra femër tërhiqte më mirë spermën e një mashkulli të caktuar sesa lëngu folikular i vezës së një femre tjetër. Kjo tregon se ndërveprimet mes vezëve njerëzore dhe spermën varet nga identiteti specific i femrës dhe mashkullit të përfshirë

shprehet John Fitzpatrick nga universiteti i Stokholmit.

Studimi ka implikime shumë të mëdha për të kuptuar përputhshmërinë “biologjike” mes dy individëve.

Veza jo gjithmonë bie dakord me zgjedhjen e partnerit nga femra. Roli I saj është shumë më i rëndësishëm mesa duket në cilësinë e pasardhësit, sesa ai i spermës. Kjo pasi sperma ka për detyrë vetëm fertilizimin, kurse veza mesa duket bëjnë përzgjedhje, qoftë për nga cilësia, qoftë për nga përputhshmëria genetike. Në këtë kuptim veza ka rol më të dallueshëm në evolucion. Ky raport biologjik mundet të shpjegojë ndër të tjera edhe raste të pashpjegueshme infertiliteti në çifte të caktuara.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.