sperma
Mbi spermën
Spermës duket se nuk i kemi dhënë rëndësinë që ka. Ajo është pak a shumë një paketë e ADN-së e zhveshur nga kockat dhe e pajisur me një bisht që e ndihmon të notojë. Dhe ato prodhohen në një numër kaq të madh. Të gjithë kemi mësuar për rolin e tyre në riprodhim. Por siç vë në dukje një studim i botuar në “Nature” në vitin 2023, spermatozoidet përfaqësojnë disa nga proceset më të jashtëzakonshme dhe kundërintuitive të evolucionit – që na ka sjellë këtu ku jemi sot. Pra, ndoshta është koha që ta njohim më mirë spermën.
Pse duhet kufizuar me ligj dhurimi i spermës
Është pasdite vere në Amsterdam. Dy të rinj takohen dhe krijojnë një marrëdhënie të rastësishme. Mbrëmja mbyllet, në mënyrën më të mirë për të dy, me një takim seksual. Të nesërmen, gjatë një bisede për t'u njohur më mirë me njëri-tjetrin dhe për të forcuar marrëdhënien e tyre, ata zbulojnë (çfarë rastësie!) se të dy janë ngjizur me anë të IVF (fertilizimi in vitro), përmes një donatori anonim. Kjo është gjithnjë e më e zakonshme në ditët tona, megjithëse nuk është saktësisht një temë standarde e bisedës për takimet e para.
Keqkuptimi dhe neveria fillestare me zbulimin mikroskopik të spermës
Qytetërimi njerëzor e kishte kuptuar mirë se si funksiononte seksi dhe riprodhimi shumë kohë përpara se të shpikej mikroskopi. Por deri në shekullin XII, pakkush e dinte se çfarë ishin në të vërtetë spermatozoidet, aq më pak të ishin të vetëdijshëm për pamjen e tyre të çuditshme. Dhe kur sperma më në fund u zbulua zyrtarisht, nga Antonie Philips van Leeuwenhoek, babai i mikrobiologjisë, ai u gjet kaq në siklet, saqë do të donte të mos e kishte parë atë që kishte nën lupën e mikroskopit.
Covid-19 dëmton fertilitetin te meshkujt
Një studim i kryer në Belgjikë del në konkluzionin se Covid-19 dëmton fertilitetin te meshkujt.
Studimi, i botuar të hënën në revistën Fertility and Sterility, mori mostra nga 120 burra në Belgjikë me moshë mesatare 35 vjeç dhe mesatarisht 52 ditë pasi simptomat e COVID-19 ishin zhdukur.
Mostrat e spermës nga 35 burra treguan një rënie prej 60 për qind në aftësinë e spermës së tyre për të lëvizur dhe një ulje prej 37 për qind në numrin e spermatozoidëve.
Spermagedon, kërcënimi i ri për njerëzimin
Ngrohja globale nuk është i vetmi problem me të cilin njerëzimi do të përballet në dekadat e ardhshme. Shanna Swan, një nga emrat më të njohur në fushën e shëndetit publik, thotë se deri në vitin 2045, shumica e burrave mund të mos jenë më në gjendje të riprodhohen për shkak të ndikimit të kimikateve te hormonet.
Dhe për këtë, sipas Swan, pjesa më e madhe e botës nuk ka ndërgjegjësimin e duhur.
Preferenca e vezës së një femre jo përherë përputhet me zgjedhjen e partnerit prej saj
Veza njerëzore përdor sinjalizues kimikë për të të tërhequr spermën. Dhe madje për zgjedhur spermatozoidin e fekondimit. Një studim i universitetit të Stokholmit dhe Mançesterit tregon se vezët e ndryshme të femrës tërheqin jo vetëm spermën e partnerit, por të meshujve të ndryshëm. Kjo mund të quhet si një lloj afërie kimike mes dy individëve. Studimi në fjalë tregon se përzgjedhja e partnerit mes njerëzve vazhdon edhe pas fekondimit, pra pasi veza ka zgjedhur spermën e dikujt.
Dobësimi i spermës drejt kualifikimit si problem i shëndetit publik
Meshkujt e bardhë po pësojnë rënie të ndjeshme të aftësive riprodhuese. Një studim krahasues i bërë nga universiteti Hebraik në Jeruzalem dhe Shkolla Mjekësore Icahn në New York mori në shqyrtim 185 studime nga vitet 1973-2011 që përfshinin thuajse 43 mijë meshkuj. Nga ky shqyrtim rezultoi se ka një rënie me 52% të përqendrimit të spermës dhe 59% rënie të numrit total të spermatozoidëve. Meshkujt janë të gjithë nga Amerika e Veriut, Europa, Australia dhe Zelanda e Re. një arsye që jepet për ëktë shfaqje shqetësuese është stili i jetesës.