Covid-19 dëmton fertilitetin te meshkujt
Një studim i kryer në Belgjikë del në konkluzionin se Covid-19 dëmton fertilitetin te meshkujt.
Studimi, i botuar të hënën në revistën Fertility and Sterility, mori mostra nga 120 burra në Belgjikë me moshë mesatare 35 vjeç dhe mesatarisht 52 ditë pasi simptomat e COVID-19 ishin zhdukur.
Mostrat e spermës nga 35 burra treguan një rënie prej 60 për qind në aftësinë e spermës së tyre për të lëvizur dhe një ulje prej 37 për qind në numrin e spermatozoidëve.
Me kalimin e kohës, studiuesit vunë re përmirësimin e cilësisë së spermës. Një deri në dy muaj pas shërimit nga Covid, 37 për qind e meshkujve kishin lëvizshmëri të reduktuar të spermatozidëve dhe 29 për qind kishin numër të reduktuar të tyre.
Studimi thekson se ka "prova të forta" që COVID-19 nuk mund të transmetohet seksualisht përmes spermës pasi mashkulli është shëruar nga sëmundja.
Megjithatë, studiuesit belgë nuk kanë një përgjigje përfundimtare lidhur me ndikimin afatgjatë të Covid-19 në fertilitet.
“Çiftet që duan fëmijë duhet të kenë parasysh se cilësia e spermës pas infeksionit me COVID-19 mund të jetë jo optimale”, thonë ata.
Add new comment