veza
Minj të lindur nga dy "baballarë"
Disa shkencëtarë në Japoni ia kanë dalë që të prodhojnë fëmijë te minjtë nga dy meshkuj. Katsuhiko Hayashi nga universiteti i Osakës është shprehur se ka përdorur kromozome të inxhinieruar që të shumëzojë shtatë minj të shëndetshëm, çka sipas tij shënon rastin e parë të prodhimit të vezëve të gjitarëve nga qeliza mashkullore.
Macronin e qëllojnë sërish (VIDEO)
Presidenti francez u bë sërish shënjestër e një protestuesi gjatë një panairi gastronomie në Lion, të hënën. Sipas Reuters, një burrë hodhi një vezë në drejtim të tij, duke bërtitur “Rroftë republika”. Agresori u arrestua menjëherë, ndërsa Macron shpëtoi pa u bërë pis nga veza, e cila, siç tregojnë pamjet e preku në zonën e qafës.
Macron po ndiqte një panair gastronomie, së bashku me ministrin e Bujqësisë Julien Denormandie, për të promovuar industrinë franceze të ushqimit dhe mikpritjes në qytetin jugor të Lionit.
Preferenca e vezës së një femre jo përherë përputhet me zgjedhjen e partnerit prej saj
Veza njerëzore përdor sinjalizues kimikë për të të tërhequr spermën. Dhe madje për zgjedhur spermatozoidin e fekondimit. Një studim i universitetit të Stokholmit dhe Mançesterit tregon se vezët e ndryshme të femrës tërheqin jo vetëm spermën e partnerit, por të meshujve të ndryshëm. Kjo mund të quhet si një lloj afërie kimike mes dy individëve. Studimi në fjalë tregon se përzgjedhja e partnerit mes njerëzve vazhdon edhe pas fekondimit, pra pasi veza ka zgjedhur spermën e dikujt.