Shkenca
Fabula e CoVid-19 nuk ndalet/Zbulohet edhe një lidhje genetike përgjegjëse nga Neandertalët!!!
Fabula e koronavirusit duket se nuk do të sosë ndonjëherë dhe në këtë garë fantazie shkenca ka rolin e vet. Deri më sot janë dëgjuar gjithfarë teorisht për sëmundjen pandemike, por studies nga Suedia dhe Gjermania pohojnë një gjë krejt të papritur pas një krahasimi fare të pazakontë.
Perspektivë e "re" imunologjike: Si të tolerohet CoVid-19, jo si të luftohet!
"Avvenire" publikon sot një “gjetje” të tre mikrobiologëve italianë, Andrea Crisanti, Stefano Piccolo dhe Fulvio Ursini për asimptomatikët e pandemisë që ka mbërthyer botën. Asimptomatikët janë persona të infektuar pa simptoma dhe shqetësime dhe janë madje shumica. Çështja është se çfarë i dallon ata nga të tjerët?
Pushteti dëmton trurin
Nëse pushteti do të ishte një ilaç me recetë, ai do të vinte me një listë të gjatë efektesh anësore të njohura. Mund të të trullosë. Mund të të korruptojë. Madje ka mundur të bëjë edhe Henry Kissingerin se ishte jashtëzakonisht tërheqës në kuptimin seksual të fjalës. Por a mund të shkaktojë dëmtim të trurit?
Zbulim i papritur, imuniteti prodhon antitrupa të ngjashëm për ethet tropikale dhe CoVid-19
CoVid-19 po provohet përherë e më shumë se nuk është një virus tërësisht i ri. Dhe se imuniteti i njeriut është i përgatitur për ta luftuar atë, por që si në çdo sëmundje ai mundet të provokojë raste të rënda, apo edhe fatalitete.
Botsvana, cianobakteri dyshohet si shkak i vdekjes së 300 elefantëve
Autoritetet e Botsvanës kanë dalë më në fund me një konkluzion mbi shkakun e ngordhjes së 300 elefantëve gjatë këtij viti. Lajmi u përhap në disa media kryesore duke qenë se u vu re një vdekje në numër të pazakontë. Sipas hetimeve të kryera rezulton se shkak për fatalitetet është cianobakteri që ka prodhuar toksina të lëshuara në ujë. Sipas shkencëtarëve cianobakteri është një mikroorganizëm i zakonshëm në ujë dhe ndonjëherë në tokë, por jo të gjitha prodhojnë toksina.
Shenja të mundshme jete në Venus
Shkencetarët kanë njoftuar zbulimin e një gazi të quajtur fosfinë në retë acide të Venusit. Ky është një tregues i mundshëm për praninë e mikrobeve, një supozim i mundshëm ky për praninë e jetës. Në të vërtetë ekipi i Universitetit të Kardifit në Uells kanë nxjerrë përfundime të tilla duke bërë analogji me atë që ndodh në Tokë. Në planetin tonë fosfina është konstatuar si produkt mikrobesh dhe që këtej hipoteza se në venus ka jetë organike.
Një astronom amator zbulon asteroidin që kaloi pranë Tokës
Një astronom amator nga Brazili ka zbuluar një asteroid të madh "potencialisht të rrezikshëm", i cili ka kaluar pranë Tokës të enjten e shkuar (10 shtator).
Asteroidi, i quajtur 2020 QU6, është afërsisht 3.280 metra i gjerë, mjaftueshëm i madh për të shkaktuar një katastrofë globale nëse do të godiste Tokën. Sidoqoftë, ai nuk paraqiste rrezik për planetin tonë pasi udhëtonte përtej planetit në një distancë prej më shumë se 20 milion milje (40 milion kilometra), e cila është më shumë se 100 herë distanca midis Tokës dhe Hënës, sipas një deklarate nga Shoqëria Planetare.
Një shpjegim për lidhjen fatale mes obezitetit dhe Covid-19
Në raportimet ditore për ecurinë e pandemisë është vënë re shpesh një lidhje e drejtpërdrejtë e rasteve të vdekjeve nga Covid-19 me obezitetin. Përgjatë javëve të fundit, kjo lidhje ka ardhur duke u vendosur gjithnjë e më shumë në fokus, pasi studime të kryera në shkallë të gjerë e kanë konfirmuar plotësisht këtë lidhje dhe kanë demonstruar se edhe njerëzit që janë thjesht mbipeshë janë më të rrezikuar nga koronavirusi.
Covid-19, shkak për shfaqjen e diabetit
Koronavirusi mund të ndikojë në funksionin e pankreasit duke favorizuar zhvillimin e diabetit: kjo sugjerohet nga rasti i një pacienti të ri me infeksion asimptomatik SARS-CoV-2, i cili u sëmur me diabet autoimun (diabeti 1) në të njëjtën kohë kur u infektua. Rasti në fjalë është pasqyruar në revistën “Nature Metabolism” nga Matthias Laudes i Universitetit Schleswig-Holstein të Kiel, Gjermani.
Fruktoza mund të bëhet shkak për yndyrën në mëlçi
Konsumi i tepërt i fruktozës - një ëmbëlsues i përdorur gjerësisht në dietën amerikane - mund të çojë në sëmundje të mëlçisë. NAFLD (dëmtimi jooalkolik yndyror i mëlçisë), është një sëmundje relativisht e përhapur në Shtetet e Bashkuara. Por në kundërshtim me atë që dihej deri tani, studiuesit e Universitetit të Kalifornisë, San Diego School of Medicine, raportojnë se fruktoza ndikon negativisht në mëlçi pasi të arrijë në zorrë, ku sheqeri prish pengesën epiteliale duke mbrojtur organet e brendshme nga toksinat bakteriale në zorrë.