Fabula e CoVid-19 nuk ndalet/Zbulohet edhe një lidhje genetike përgjegjëse nga Neandertalët!!!

Postuar në 02 Tetor, 2020 02:07

Fabula e koronavirusit duket se nuk do të sosë ndonjëherë dhe në këtë garë fantazie shkenca ka rolin e vet. Deri më sot janë dëgjuar gjithfarë teorisht për sëmundjen pandemike, por studies nga Suedia dhe Gjermania pohojnë një gjë krejt të papritur pas një krahasimi fare të pazakontë.

Sipas tyre një sekuencë genetike që trashëgohet sot te 16% e europianëve dhe 50% e njerëzve në Azinë Jugore nga Neandertalët, trefishon rrezikun e zhvillimit të një gjendjeje të rëndë nga CoVid-19. Nuk dihet për cilën arsye shkencëtarët në fjalë kanë krahasuar këtë sekuencë të pacientëve të sëmurë rëndë nga CoVid-19 me atë të Neandertalëve dhe Denisovanëve për të mbërritur në konstantimin se ato përputhen me njëra-tjetrën. Sekuenca në fjalë është gjetur në një fosile neandertali në Kroaci.

Një prej autorëve të studimit është Svante Pääbo, drejtor i Institutit Max Planck të Antropologjisë Evolucionare në Leipzig, çka i jep autoritet këtij studimi, ndër të tjera thotë se genet e Neandertalit kanë persistuar te njerëzit ndoshta sepse në të shkuarën kanë shërbyer për të luftuar infeksione të tjera.

Ndodh që në kontakt me këtë virus, kjo cilësi të shndërrohet në dobësi fatale dhe sipas vlerësimeve të autorëve të këtij studimi të publikuar në “Nature”, mundet që për shkak të kësaj trashëgimie të kenë vdekur nga CoVid-19, 100 mijë njerëz mes 1 milionë viktimave të deritanishme. Në çdo rast autorët apelojnë që këto gjetje të mos thjeshtohen për të dalë në interpretime që keqkuptojnë kompleksitetin e sëmundjes së tanishme.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Them se shqiptaref si rrace e paster nuk kane lidhje me neandertalet sepse jemi kombi me i lashte dhe trim illyro pedhazge dhe me i vjeter se deti Adriatic, sic shkruante dikur i cakerdisuri qe flet me UFOt, A Cako, biles ai eshte specialist ne fushen e Covid 19.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.