Shenja të mundshme jete në Venus

Postuar në 14 Shtator, 2020 18:32

Shkencetarët kanë njoftuar zbulimin e një gazi të quajtur fosfinë në retë acide të Venusit. Ky është një tregues i mundshëm për praninë e mikrobeve, një supozim i mundshëm ky për praninë e jetës. Në të vërtetë ekipi i Universitetit të Kardifit në Uells kanë nxjerrë përfundime të tilla duke bërë analogji me atë që ndodh në Tokë. Në planetin tonë fosfina është konstatuar si produkt mikrobesh dhe që këtej hipoteza se në venus ka jetë organike.

Me atë çfarë ne dimë për Venusin, shpjegimi më i kënaqëshëm për fosfinën, sado fantastike të tingëllojë, është jeta

shprehet bashkëautorja e studimit në fjalë, Clara Sousa Silva.

Sipas saj versioni i jetës si burim i fosfinës duhet mbajtur teorikisht i fundit në listë për të marrë në konsideratë çdo variant tjetër. Por nëse kjo do të konfirmohet zyrtarisht, atëherë provohet se planeti ynë nuk është i vetmi që ka zhvilluar jetën organike, çka i jep përgjigje pyetjes nëse jemi apo jo vetëm në univers.

Gjetja në Venus ka edhe një aspekt tjetër që meriton vëmendje. Parametrat e jetës në Tokë janë shumë të ndryshme nga Venusi ku temperatura arrin në 471 gradë celcius pa folur për atomsferën e tij. Në këtë kuptim një supozim është që aty ka patur jetë më herët në sipërfaqen e tij, por për shkak të efektit serë ajo u zhduk.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Deri ne fund te viteve 70 besohej se ne Venus kishte jete! Per kete shpresonin me teper ekipet dhe sondat sovjetike te kerkimit. Por me pas u provua se jeta ishte e pamundur ne Venus. Cudi nga u ringjall kjo shprese e vdekur!?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.