fosfina
Shenja të mundshme jete në Venus
Shkencetarët kanë njoftuar zbulimin e një gazi të quajtur fosfinë në retë acide të Venusit. Ky është një tregues i mundshëm për praninë e mikrobeve, një supozim i mundshëm ky për praninë e jetës. Në të vërtetë ekipi i Universitetit të Kardifit në Uells kanë nxjerrë përfundime të tilla duke bërë analogji me atë që ndodh në Tokë. Në planetin tonë fosfina është konstatuar si produkt mikrobesh dhe që këtej hipoteza se në venus ka jetë organike.